Stafi “burgosi” Zhoze Murinjon, portugezi e gdhiu në… klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:11

Stafi “burgosi” Zhoze Murinjon, portugezi e gdhiu në… klub

Yjet e Totenhemit mbërritën në qendrën stërvitore “Enfield” të mërkurën, të shokuar nga lajmi i shkarkimit të Mauricio Poçetinos mbrëmjen e së martës. Vendimi i shkarkimit të argjentinasit ishte mbajtur i fshehtë prej skuadrës, të cilët e mësuan vetëm pak çaste përpara se të publikohej njoftimi zyrtar. 

Murinjo6

Atyre iu mbajt e fshehtë edhe fakti që Murinjo do të ishte trajneri i ri. Kristian Eriksen ishte nga të parët që mbërriti në qendrën stërvitore. Mesfushori danez është në skadencë kontrate, por Murinjo do përpiqet ta bindë që të rinovojë. Erik Daier ishe një tjetër futbollist që mbërriti herët për t’u takuar me trajnerin e ri. Edhe ai ka pasur vështirësi të gjejë hapësira në formacionin titullar këtë sezon.

Daierin, Mou tentoi ta transferonte te Mançester Junajtid. Trajneri portugez u takua me të gjithë personelin e klubit nga mëngjesi deri në drekë, përpara se të prezantohej me futbollistët pasdite, ku ai kreu seancën e parë stërvitore. Klubi publikoi disa foto nga stërvitja, teksa ai bisedonte me Herri Kejnin dhe Dele Alin.

Murinjo 5

Për të qenë i qetë përpara prezantimit me lojtarët e rinj dhe shmangur mediat dhe fotografët që do ta prisnin përpara qendrës stërvitore, trajneri vendosi të shkonte në qendrën stërvitore që mbrëmjen e së martës, ku ai e gdhiu atje ku edhe firmosi kontratën 3.5-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"