Stadiumi “Selman Stërmasi”, Partizani dhe Tirana e ndajnë në… heshtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 23:40

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Partizani dhe Tirana e ndajnë në… heshtje

Është viti i dytë kur Tirana dhe Partizani do të ndajnë stadiumin “Selman Stërmasi”. Në sezonin e shkuar, kur edhe u vendos diçka e tillë, pas zhurmës dhe polemikave të tifozëve u desh një takim i dy presidentëve me kreun e Bashkisë së Tiranës, si pronare e aseteve të klubit bardheblu, për të vendosur mbi marrëveshjen.

Selman Stermasi

Mirëpo, këtë sezon Partizani ka sërish një marrëveshje me stadiumin në kryeqytet për të luajtur ndeshjet si pritëse dhe këtë herë gjithçka po kalon në heshtje. Është tashmë diçka normale, që të kuqtë të luajnë në kryeqytet si ndeshjet për kompeticionet europiane, ashtu edhe ndeshjet në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"