Stadiumi i ri, Partizani merr ndihmën e shumëpritur nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 19:07

Stadiumi i ri, Partizani merr ndihmën e shumëpritur nga FSHF

Partizani është në garë me kohën për të pasur sa më parë në dispozicion stadiumin e ri. Punimet janë përqendruar vetëm në fushën e madhe, teksa në ato stërvitore ende nuk ka zhvillime.

partizani

Të kuqtë duket se kanë marrë edhe një “dorë” nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka financuar fushën e madhe të stadiumit të ri të klubit. Tanimë punimet kanë rinisur pas disa kohësh dhe në stadium është hedhur rëra për të kryer të gjithë procedurën e nevojshme.

Dy tribunat kanë përfunduar edhe me mbulesë, ndërsa vijon suvatimi i tyre nga jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"