Stadiumi i ri në zonë të re, amerikanët e Milanit ndjekin modelin “Bajern”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 23:59

Stadiumi i ri në zonë të re, amerikanët e Milanit ndjekin modelin “Bajern”

Sipas asaj që behet e ditur nga “La Gazzetta dello Sport”, Milani mund të ketë zgjedhur vendin në të cilin do të ndërtojë stadiumin e ri. Në orët e fundit terreni në San Donato Milanese është në fakt favoritja ndaj “Sesto San Giovanni”-it, që deri pak kohë më parë shihej si lokacioni ideal.

milan stadiumi

Kjo zonë e re pëlqehet më shumë, sepse përveç se mund të fillohet ndërtimi më shpejt, ajo ka akses të drejtpërdrejtë në unazën e qyteti dhe mundësi për të arritur në stadium edhe nga nëntoka nëpërmjet metrosë.

Në raportimin e saj, e përditshmja italiane më pas shton se Milani po përpiqet të përshpejtojë (Milani tashmë po negocion me pronarët e zonës), aq sa tashmë janë marrë edhe tri projekte në vlerësim.

Synimi i Kardinales është një impiant brenda 3 vitesh nën modelin e atij të Bajernit të Mynihut, ku përveç stadiumit, do të kishte edhe shumë hapësira kushtuar restoranteve, “shopping”-ut dhe historisë së klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"