Stadiumi i ri në Vorë, flet Ilir Shulku: Jemi në fazën finale të përfundimit të punimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 12:01

Stadiumi i ri në Vorë, flet Ilir Shulku: Jemi në fazën finale të përfundimit të punimeve

Vora pritet të ketë një stadium të ri shumë shpejtë, ku po investohet në fushën e re dhe po rindërtohet i tëri. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, kanë vizituar punimet dhe shprehen se ky investim do të ndihmojë futbollin në Vorë.

stadiumi vore

“Jemi në stadiumin e Vorës bashkë me kryetarin e Bashkisë së Vorës, në fazën finale të përfundimit të punimeve për të përmbushur investimin në këtë kompleks. Kemi investuar së bashku, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e Vorës, për zhvillimin e infrastrukturës në këtë qytet. Do të jenë dy fusha. Fusha e stadiumit dhe vetë stadiumi do të jetë në kushte optimale. Besoj se ky investim do ta gjallërojë shumë jetën sportive në qytetin e Vorës dhe gjithashtu edhe fëmijët e këtij qyteti do të kenë mundësi të argëtohen dhe të kenë mundësi të merren me sport”, u shpreh Shulku.

Kryetari Blerim Shera nga ana tjetër nënvizoi prioritetin e Bashkisë së tij, për të pasur gjithmonë e më shumë të rinj që merren më futboll. “Jemi sot në ambientet e stadiumit të ri të Vorës. Këtu po bëhet një investim së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit. Sapo e kemi kanalizuar këtë marrëveshje, e kemi kaluar në Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Vorës. Ky do jetë një stadium modern dhe do të jetë një frymëmarrje për të gjithë banorët e qytetit që të aktivizohen sa më shumë të rinj dhe të përfshihen në sport, për të pasur një jetë sa më të shëndetshme për të gjithë komunitetin dhe qytetarët e Vorës. Pritet sigurisht të ketë një impakt social dhe ekonomik. Përveç stadiumit që kemi përfshirë në këtë projekt së bashku me FSHF-në, kemi edhe një fushë tjetër, që do të përdoret për stërvitje dhe do t’i shërbejë Akademisë për të nxitur sa më shumë të rinj që të përfshihen në sport”, përfundoi Shera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"