Stadiumi i ri në Vlorë, kryeministri premton: Gati brenda 4 viteve të ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 12:04

Stadiumi i ri në Vlorë, kryeministri premton: Gati brenda 4 viteve të ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në Vlorë dhe gjatë vizitës së tij aty inspektoi edhe infrastrukturën sportive. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kryeministri premtoi ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës mbi atë ekzistues brenda 4 viteve të ardhshme.

Rama ne Vlore

Përveç ndërtimit të stadiumit të ri, Edi Rama premtoi gjithashtu edhe ndërtimin e një pallati të sportit në kushte moderne.

“Ne do të punojmë intensivisht për këtë dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e Bashkisë, po ashtu dhe zv.ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"