Postuar: Shkurt 8, 2021 | 23:51
“Stadiumi i ri i Besës më i bukur se ‘Air Albania’”, ironia therëse e Andi Lilës: Sot nuk është as 1 prilli, përsëri do i besojmë këto gënjeshtra 3D?
Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, vazhdon betejën me qeverinë, për gjendjen mjerane të stadiumit të Besës.
Kavajasi nuk i ka kursyer thumbimet në postimin e fundit në faqen zyrtare, teksa ka ironizuar projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, në qytetin e tij të lindjes.
POSTIMI I ANDI LILËS:
“Shqiperia 3D! Ju kërkoj shumë ndjesë tifozëve të Besës Kavajës, futbollistëve dhe ish-futbollistëve të Besës për statusin tim të disa ditëve më parë, për stadiumin Besa që kullosnin delet.
Sot, sapo më njoftuan se stadiumi i ri Besa ka përfunduar, edhe me i bukur sesa Air Albania. Shikojeni dhe vlerësojeni. Sot nuk është as 1 prilli, përsëri do i besojmë këto gënjeshtra 3D???.
Shqiperia 3D ?
Ju kërkoj shumë ndjesë,tifozave të Besës Kavajës,futbollistave dhe ish futbollistave te Besës për…Posted by Andi Lila on E hënë, 8 Shkurt 2021
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
