Stadiumi i ri dhe kushte moderne, klubi i Kategorisë Superiore ka vendosur ta përurojë ndaj… Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 11:56

Stadiumi i ri dhe kushte moderne, klubi i Kategorisë Superiore ka vendosur ta përurojë ndaj… Partizanit

Egnatia do të prezantohet me plot risi në Kategorinë Superiore, ku padyshim arritje me vlerë konsiderohet rikostruksioni i stadiumit në kohë rekord. Egnatia do të luajë në elitë në stadium të ri dhe kushte moderne.

egnatia

Drejtuesit rrogozhinas kanë vendosur që stadiumin e ri ta përurojnë me një ndeshje miqësore me Partizanin, pikërisht më 1 shtator, në orën 17:00. Është përzgjedhur Partizani, për faktin se në Rrogozhinë janë të shumtë dashamirësit e skuadrës së kuqe.

egnatia4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"