Stadiumi i ri, Demi: Kryeministri më mërziti kur na quajti fasone. FSHF-ja nuk ka dhënë asnjë lek, por Duka do gëzohet shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 0:18

Stadiumi i ri, Demi: Kryeministri më mërziti kur na quajti fasone. FSHF-ja nuk ka dhënë asnjë lek, por Duka do gëzohet shumë

Partizani gjithashtu do të ketë një stadium të ri, teksa kampionët në fuqi janë në përfundim të shtëpisë së re.Klubi i kuq, me një histori të madhe ndër vite tashmë do të ketë stadiumin e tij, pas sezoneve të fundit në “Selman Stërmasi”. Gaz Demi pasi mori në pronësinë e tij klubin e kuq dhe riktheu titullin kampion pas 26 viteve, tashmë ka vendosur që të ndërtojë edhe një stadium.par

Në një intervistë të dhënë për “Rtsh Sport”, presidenti i Partizanit u shpreh se ky nuk është vetëm një investim për klubin e kuq tani, por do të jetë edhe për brezat e ardhshëm. Demi tha se ende nuk mund të thotë një datë përfundmitare se kur përfundon stadiumi, por shpresohet që të jetë gati për sezonin e ri dhe skuadra t’i luajë aty ndeshjet.

“Kjo nuk duhet të quhet shtëpia e re e Partizanit, por një investim për familjen e madhe të Partizanit. Do të jetë një investim i madh për shumë breza. Do jetë një vend ku do edukohen breza të ardhshëm. Përfitues në këtë do jetë zona atje që do rregullohet, do jenë ata që do punësohen, por një pjesë e vogël do jetë edhe Partizani, pasi siç e dimë të gjithë ne shumë gjëra i kemi me pagesa sot.

Për të kushtuar ka kushtuar shumë dhe akoma nuk kemi përfunduar, nuk mund të flasim tani opër shifra, por është një investim i gjithi nga bizneset e mia. Ka pasur një investim zero nga Federata ose qeveria, për momentin nuk kemi marrë asgjë. Ajo tokë i është grabitur Partizanit dhe nuk mund të them se kemi përfituar me atë tokë. Nuk e kemi marrë bërë të bërë biznes.demi

Ka qenë një keqkuptim mes Gjicit dhe sekretarit të Partizanit. Ne të gjithë gëzohemi për investimin që është bërë në stadiumin e Kukësit. Për ecurinë e punimeve janë gjëra të tjera. Duhet ët ketë një ndarje të investimeve për të gjithë. Por për Kukësin është diçka shumë e mirë, pasi ka dhënë shumë në futboll në vitet e fundit.

Sigurisht që pres diçka nga Federata, pasi ky është investimi më i madh në Shqipëri që bëhet për futbollin. Është një investim për brezat e ardhshëm. Federatat duhet at shikojë, pasi në të ardhmen presidenti Duka do gëzojë më shumë se për stadiumin “Air Albania”. Do jetë një kënaqësi e madhe e FSHF, unë shpresoj që ata të shikojnë këtej nga ne. Është një nga investimet më të mëdha në Ballkan.stadium

Investimi nga qeveria këtu ka qenë zero, nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga ata. Jam i mërzitur se Edi  Rama i bëri skuadrat si fasoneri, por të gjithë kemi paguar për këto, dikush më shumë dhe dikush më pak. Shpresoj që ndeshjet në sezonin e ardhshëm t’i luajmë atje. Shpresoj që faza e parë të jetë përfunduar sa më shpejt. Klubi nuk mund të thotë një afat se kur do ketë përfunduar, por stadiumi është drejt përfundimit.part

Sezoni aktual? Unë isha i mendimit që të ndërpritej kampionati, por Duka që ka më shumë informacion tha se do kemi një dënim nga UEFA nëse nuk vazhdojmë.”, u shpreh Demi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"