Stadiumi i pengonte dritën e diellit, Abramoviç paguan milionat për fqinjin pranë stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 23:10

Stadiumi i pengonte dritën e diellit, Abramoviç paguan milionat për fqinjin pranë stadiumit

Çelsi prezantoi një projekt fantastik pak kohë më parë, për rikonstruksionin e stadiumit “Stamford Bridge”. Por, një familje që jeton shumë pranë stadiumit, pretendonte se nuk jepte miratimin e vet në Këshillin Bashkiak, me pretendimin se ndërtesa e madhe i pengon dritën e diellit.

stadiumi celsi

Çifti që jetonte në atë banesë, kërkonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, që të lejonte ndërtimin e impiantit të ri. Ishte klubi londinez, ai që mendoi t’i ofronte vetëm 1 milionë stërlina dëmshpërblim çiftit, por ata refuzuan dhe e vazhduan këtë luftë në gjyq.

Por, më në fund, rruga e punimeve është hapur, duke qenë se palët kanë rënë dakord për një shifër të madhe parash. Edhe pse është e mbajtur sekret, shifra duket se i kalon 1 milionë stërlina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"