Stadiumi i Kamzës, përfundojnë rreth 90% të punimeve për të pritur Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 15:54

Stadiumi i Kamzës, përfundojnë rreth 90% të punimeve për të pritur Superioren

Pas vendosjes së tapetit të ri dhe rikonstruksionit të disa sektorëve brenda stadiumit, Kamza do t’i zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse në impiantin e saj që në start të Superiores. Kjo duket edhe nga punimet që po kryhen në këtë stadium. Për të parë ecurinë e këtij investimi, ka qenë i pranishëm vetë kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.

kamza

Janë bërë ndërhyrje në rikonstruksionin e pothuajse 70% të stadiumit, duke përfshirë riparime te tribuna kryesore. Veç kësaj ka pasur ndërhyrje në korridorin e katit të parë. Gjithashtu kanë rezultuar bashkëkohore ndërhyrjet në dhomat e zhveshjes, të arbitrave, dhoma e mjekut, e presidentit të klubit, e gazetarëve dhe kameramanëve, dhoma e radio-kronistëve dhe komentatorit, si dhe dhoma e konferencave për shtyp.

Gjithashtu ka pasur ndërhyrje në punime të tjera ndihmëse. Pjesë e rikonstruksionit është edhe sistemi ujitës, si dhe shtesa për personat VIP në tribunë. Deri më tani ka përfunduar gati 90% e punimeve. Kamza pritet që sot pasdite të zhvillojë dhe të parën ndeshje në Ohër e këtë radhë do të presë Pogradecin. Ndeshja do të nisë në orën 16:00 me orën lokale maqedonase.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"