Stadiumi i Juves, disa “tulla” kanë nisur të bien…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 23:22

Stadiumi i Juves, disa “tulla” kanë nisur të bien…

“Juventus, stadiumi yt nuk duket më një fortesë e frikshme”. Është ky titulli me të cilin uebsajti milanez “Leggo” ka dashur të përshkruajë panoramën aktuale të bardhezinjve, sidomos në strofkën e tyre. 

Cerimonia di inaguarzione (Juventus).Torino 8/9/2011 Stadio "Juventus stadium".Football Calcio 2011/2012 Friendly match.Football Calcio Juventus Vs Notts County.Foto Insidefoto Alessandro Sabattini...

Edhe pse që nga ndërtimi i tij në vitin 2011 humbjet janë vetëm 10 (e fundit në prill ndaj Ajaksit) dhe përqindja e sukseseve është thuajse 80 për qind, diçka duket se është krisur brenda atij impianti, i cili dukej i frikshëm për këdo.

E para që ndihet është zhurma e tifozëve, e cila ka rënë ndjeshëm, sidomos pas denoncimit që vetë drejtuesit e Juves u bënë disa kapoultrasve, që kishin lidhje me krimin e organizuar. Ndërkohë, edhe uria që Ronaldo me shokë po shfaqin ka rënë ndjeshëm, duke menduar se 8 nga 12 golat e pësuar sivjet janë marrë pikërisht në strofkën torineze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"