Stadiumet afër dhe ndeshje në drekë, ja disa nga kuriozitet e Botërorit “Rusi 2018”

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 12, 2017 | 21:27

Stadiumet afër dhe ndeshje në drekë, ja disa nga kuriozitet e Botërorit “Rusi 2018”

Shumica e ndeshjeve të Botërorit nuk do të luhen në mbrëmje, por pasdite. FIFA ka vendosur që skuadrat të mos bëjnë udhëtime të shumta, por ta përqendrojë Botërorin në një zonë të caktuar të Rusisë. Këto janë disa nga kuriozitetet që sjell “Sky Sport”. KUR FILLON- Duhet të presim 250…

Shumica e ndeshjeve të Botërorit nuk do të luhen në mbrëmje, por pasdite. FIFA ka vendosur që skuadrat të mos bëjnë udhëtime të shumta, por ta përqendrojë Botërorin në një zonë të caktuar të Rusisë. Këto janë disa nga kuriozitetet që sjell “Sky Sport”.

Kupa e Botes

KUR FILLON- Duhet të presim 250 ditë për të parë ndeshjen startuese të Botërorit. Gjithçka do të nisë më 14 qershor të vitit 2018 me Rusinë që do të hapë këtë kompeticion magjik. Ndeshjet do të luhen në harkun kohor të 1 muaji dhe në 15 do të luhet finalja e madhe në “Luzhniki Stadium”, në të njëjtin stadium ku do të nisë. Përpara finales, raundet e tjerë 1/16-at do të luhen në 30 qershor, çerekfinalet në 6-7 korrik dhe gjysmëfinalet në 10-11 korrik.

KU DO TË LUHET- Rusia është një shtet ku ora ndryshon në 11 zona të ndryshme, por është bërë një përzgjedhje që Kupa e Botës të organizohet në perëndim për të shmangur udhëtimet e shumta. Do të jenë 12 stadiume në 11 qytete, me Ekaterinburg (qyteti më në lindje) dhe Kaliningrad (qyteti më në perëndim). Stadiumi më i madh në të cilin do të luhet është “Luzhniki” në Moskë, ndërsa të tjerat janë Kaliningrad, Vollgograd, Fisht, Kazan, Nizhni, Novgorod, Samara, Rostov, Spartak, Shën Pjerrburg, Saransk.

ORARET- Nuk do të ketë më ndeshje në oraret e vona. Ndeshja hapëse e kompeticionit do të luhet në orën 18:00 me orën zyrtare të Moskës dhe në 17:00 me orën e Tiranës. Ndeshjet e grupit, që do të luhen në të njëjtën ditë, do të luhen në orën 14:00, në orën 17:00 dhe në 20:00. Finalja e madhe do të luhet në 17:00.

MUNGESAT- Do të mungojnë disa emra të mëdhenj në Rusi. Kualifikimi i Argjentinës nxori jashtë loje Kilin, ndërkohë që fitorja në minutat e fundit e Panamasë eliminoi për herë të parë që prej 1986-ës Amerikën. Uellsi dhe Skocia nuk ia dolën të prisnin një biletë, po ashtu si Holanda, Austria, Çekia, Ukraina, Turqia dhe Norvegjia. Nga Afrika dështuan të kualifikoheshin Kameruni, Gana dhe Algjeria e Mahrezit. Kina gjithashtu nuk do të jetë në Rusi.






www.minuta90.com