Stadiume, talente e më pak politikë, ja 10 pikat për ringritjen e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 21:45

Stadiume, talente e më pak politikë, ja 10 pikat për ringritjen e Italisë

Është koha për të re flektuar. Eliminimi nga Botërori është një çështje shumë e rëndë- sishme në Itali dhe tani duhen marrë masat për të ringritur futbollin, i cili është më shumë sesa një sport përtej Adriatikut.

“Gazzetta Dello Sport” ka bërë një analizë të gjatë dhe ka listuar dhjetë pikat kryesore nga duhet të nisë puna për revolucionin e futbollit italian, duke filluar nga largimi i politikës, në ndërtimin e stadiumeve të reja, krijimin e skuadrave B, reduktimin e ekipeve në kampionatet e Serisë A dhe të tjerave. Me shpresën që do të kthehen sërish një ditë të “komandojnë” futbollin, këto janë ato që duhen bërë:

italia

RIFORMATIM I FEDERATËS

Duhet të ndryshojë gjithçka. Problemi nuk është vetëm tek emrat, por edhe te funksionet dhe detyrat që kanë. Federata nuk mund të jetë një pallat me zyra ku ka rëndësi të madhe edhe politika. Kjo e fundit duhet të heqë dorë nga futbolli. Madje duhet të ndryshojë mënyra se si bëhen zgjedhjet, sepse ligat amatore kanë 34% të votave, ndërsa Seria A ka vetëm 12%.

TRAJNERË MENAXHERË

Seria A duhet të marrë shembull nga kampionatet e tjerë, sidomos nga ai anglez dhe gjerman, ku trajnerët janë edhe menaxherë dhe kanë rëndësi të veçantë në ndërtimin e një skuadre. Liga e Serisë A është duke e mundësuar këtë gjë, por varet edhe nga klubet italiane dhe presidentët e tyre për të bërë një hap pas…

KAMPIONATET

Flitet prej vitesh, por ende nuk është bërë asgjë. Riformatimi i kampionateve është diç- ka shumë e rëndësishme dhe ulja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse do të shtonte akoma më shumë cilësinë e ekipeve. 20 ekipe në Serinë A janë shumë, duhet të kalojnë në 18, ndërsa Seria B të kalojë nga 22 në 18. Ndryshime duhen bërë edhe në Serinë C ku janë 56 skuadra. Reduktimi në 40 do të ishte diçka pozitive.

Italia

SKUADRA TË DYTA

Interesa politike dhe qëllime personale shpeshherë e kanë hedhur poshtë këtë ide që kanë pasur mediat italiane, por eliminimi i Italisë nga kampionati botëror krijon idenë se duhet bërë ndërhyrje në sektorin e të rinjve për të prodhuar sa më shumë lojtarë. Futbollistët që dalin nga moshat e kanë të vështirë të gjejnë hapë- sira në skuadrat e mëdha, prandaj krijimi i ekipeve B do t’i ndihmonte shumë ata. Rasti më i mirë është Spanja.

BUXHET PËR TË RINJTË

Në dhjetë vitet e fundit, Seria A ka akumuluar një faturë 16.9 miliardë euro, por 15.4 prej tyre janë shpenzuar për paga lojtarësh dhe investime të tjera. Për sektorin e moshave shifra shumë të ulëta. Duhet bërë rregull për të gjitha ekipet e kampionatit italian, duke filluar që nga Seria A që 10% të buxhetit të tyre të jenë për shtimin e infrastrukturave dhe për përmirë- simin e sektorit të të rinjve.

“GJAK” ITALIAN

Është shumë e lehtë që fajin për eliminimin nga Botërori t’ia vësh faktit që në kampionatin italian ka shumë të huaj, por ky do të ishte diskriminim. Problemi është se nuk bëhet fjalë për sasi, por për cilësi. Nëse një i huaj është i mirë, atëherë është i mirëpritur në Itali. 55% e lojtarëve në Serinë A janë të huaj, krahasuar me 51% të Bundesligës, 40% të La Ligës dhe 37% të Ligës franceze. Në Angli ka 61% të huaj. Duhet të ketë një rregull që nga 25 lojtarët që ka çdo skuadër, të paktën 8 duhet të jenë italianë (4 të rritur nga të rinjtë dhe 4 të tjerë). Ky numër mund të shtohet në të ardhmen.

Italia

MODULI

Arrigo Saki e provoi i pari dhe këshilloi që të gjitha ekipet kombëtare të moshave të Italisë të luanin me një sistem loje. Diçka që do të ndihmojë në njohjen e sekreteve dhe krijimin e ideve të qarta për ata që nisin të luajnë që në moshën 15-vjeçare. Thuajse të gjitha kombëtaret e mëdha e ndjekin këtë rrugë, por kur Italia nuk është e sigurt vetë nëse do të luajë me 4-2-4 dhe 3- 5-2, atëherë si mund të bëhet kjo tek të rinjtë.

TË BARABARTË

Duhet formatuar rregulli që në Serinë A përfitojnë më shumë ata që e meritojnë. Kjo nuk është për t’u hequr të ardhurat të “pasurve” dhe për t’ua dhënë të “varfërve”, por për të pasur një barazi në të ardhurat nga të drejtat televizive, ashtu si në kampionatin anglez. Në këtë mënyrë, edhe ekipet që janë më pak të forta ekonomikisht do të kenë një bazë për t’u ringritur.

STADIUMET

Duhet menjëherë ndërhyrje në stadiumet e Italisë, që shumë skuadra i kanë si astete kulturore. Për të arritur majat, duhen impiante të rinj, moderne dhe me standardet më të larta. Nuk duhet thjesht të përmbushin standardet minimale për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli.

TIFOZËT

Prezenca e 73 mijë tifozëve në stadiumin “San Siro” tregon faktin që italianët e dashurojnë futbollin dhe kanë një pasion të zjarrtë për këtë sport, por në Itali nuk ka ende një plan për të sjellë në stadiume njerëz me familjet e tyre. Duhet të ketë politika lehtësuese për biletat dhe klubet të ndjekin strategji për t’u dhënë rëndësinë e duhur tifozëve nëpër stadiume. Ndoshta kjo bëhet duke rinovuar më parë stadiumet.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"