Stadium Kombëtar me vlerë 70-100 milionë euro? Ministrja e Sporteve të Kosovës vendos “vulën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 19:32

Stadium Kombëtar me vlerë 70-100 milionë euro? Ministrja e Sporteve të Kosovës vendos “vulën”

Kosova duhet të presë ende për të patur një stadium kombëtar. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi deklaroi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Arsimit se kostoja e këtij projekti madhor kërkon 70-100 milionë euro, një shifër e papërballueshme për qeverinë. Ajo propozoi që financimi i ndërtimit të stadiumit kombëtar të bëhet me partneritet publik-privat (PPP).
Vlora-Dumoshi

“Ne e dimë që këtë vit, siç e theksova, deri në muajin gusht nuk kemi mundësi të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit. Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashikohet diku te 70-100 milionë euro për t’u kryer stadiumi. Besoj që duhet bërë një zgjidhje sepse, a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat?!”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"