Stadium i ri dhe kompleks sportiv, Rama takim në Vlorë: Të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 18:28

Stadium i ri dhe kompleks sportiv, Rama takim në Vlorë: Të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin

Kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë pasditen e sotme, ku foli për projektet infrastrukturore që sipas tij, janë parashikuar në buxhet e që do të nisin së shpejti.

 RAMA

“Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit”, deklaroi kreu i qeverisë. “Një projekt që përfshin edhe stadiumin, dhe ndërtimin e një pallati (sporti) dhe një kompleks sportiv që mbetet për tu përcaktuar se ku do ndërtohet. Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin, por që të ndodhë kjo, duhet të bëjmë një stadium që të jetë tamam qendër argëtimi”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"