“S’shoh dritë në fund të tunelit”, Olsi Rama: Me kryeministrin flas për Juven, nuk e di si u licencua Tirana me 800 milionë lekë detyrime në Tatime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 0:20

“S’shoh dritë në fund të tunelit”, Olsi Rama: Me kryeministrin flas për Juven, nuk e di si u licencua Tirana me 800 milionë lekë detyrime në Tatime…

Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama pranon se kryeministri i vendit dhe vëllai i tij, Edi Rama është dashamirës ndaj sportit.

olsi rama
Në studion e “Sport News” në “News 24”, zyrtari i lartë i 16-herë kampionëve të Shqipërisë tregoi se hera e fundit që ka biseduar me vëllain e tij për problemet e futbollit në Shqipëri ka qenë vitin e kaluar për ndryshimet ligjore për dënimin e dhunës në sport dhe për maskat fiskale.

“Kam patur një komunikim që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës”, deklaroi drejtori i Partizanit Olsi Rama.
rama

“Ajo që perceptoj unë është mosbesim mes ca klubeve të ligës dhe qeverisë. Nuk ka klimë bashkëpunimi. Dallohet dhe në fjalët dhe qëndrimet. Unë jam kundër faljes së borxheve dhe kamatvonesave. Presidenët këtu i shtrijnë këmbët më shumë i gjatë seç është jorgani. Edhe pagat e lojarëve janë përtej mundësive. Flamurtari ka borxh më shumë 1.3 miliardë lekë, Vllaznia ka 1.1 miliardë lekë. Tirana e ka ca 800 milionë. Kjo tregon sek klubet skanë ecur si biznes, kanë arritur artificialisht rrogat për të sfiduar njëri-tjetrin. Ishte për të ardhur keq. Në sezonin e kaluar vetëm 5 ekipe mund të licencoheshin dhe të luanin në kupat e Europës. Unë se di si u licencua Tirana me 800 milionë lekë borxhe. Mund të bësh akord me tatimet për shumë gjëra, por jo për borxhet. Është një rrëmujë e gatuar së bashku. Presidentët bëjnë gabime me pasion. Çdo qeveri duhet të jetë palë me zhvillimin e sportit”, deklaroi Rama.

rama emisioni
“Deri tani nuk shoh dritë në fund të tunelit. Të gjihtë të qartësohen, të jenë mendjehapur. Duhet diskutim teknicienësh. Jemi në fund të shtatorit me kaq shumë ndalesa më shqetëson kalendari me data kaq të ngjeshura. Më shqetëson që lojtarët s’mund të luajnë 3 herë në javë.

Koço Kokëdhima duhet të ishte i gëzuar që është në Superiore. Do të më vinte keq të digjej sezoni. Është e vështirë të rikuperohen lojtarë me një vit pa luajtur, por dhe për financat. Kur diskutonim rifillimin e kampionatit pas karantinës, me presidentin Demi diskutova çfarë interesi do të ishte që të rifillonim kampionatin. Konsesusi i vetëm ishte që të rifillonim kampionatin sepse do të rëndoheshin lojtarët tanë dhe i bie të luanin nga nëntori.

Për pjesën e bojkotit, kemi qenë dakord të bëhet një akt ndërgjegjësimi bashkë me median se ndryshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme.

Besoj që është herët të flasim për djegie të sezonit. Ideja që te zgjidhja varet ngapersonazhet e Ligës. Njëri kërkon kryeministrin, tjetri të takohet me Fidel Yllin. Liga të përgatitet me ekspertë fiskalë për t’u ulur me Ministrinë e Financave për të realizuar ato ndryshime të mjaftueshme.

Këta lojtarët që dalin me lojtarë që lexojnë letra më duken si fletërrufe”, u shpreh drejtori i Partizanit Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"