Sprinti final në Serinë A/ Garë për Champions-in si në kohët më të mira, 7 skuadra për 4 vende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 14:31

Sprinti final në Serinë A/ Garë për Champions-in si në kohët më të mira, 7 skuadra për 4 vende

Pesëmbëdhjetë javë për t’u zhvilluar (për disa 16) janë shumë, thuajse gjysmë kampionati, por asnjëherë si këtë sezon ekuilibri në vendet e para të Serisë A është kaq i vazhdueshëm.

AS Roma v SSC Napoli - Serie A

Përtej miniarratisë së nisur nga Interi, që tani në fundin e shkurtit mund të rezultojë edhe vendimtare, ishte prej shumë vitesh që “shtatë motrat” nuk luftonin për një objektiv të përbashkët, një vend në Ligën e Kampioneve.

Shtatë skaudra për katër vende dhe të ndara në mënyrë potenciale nga 10 pikë në klasifikim, që bëhen gjashtë nëse lihet veç kryesuesi dhe distanca nga vendi i dytë. Inter, Milan, Roma, Atalanta, Lacio, Juventus e Napoli, me këto dy në borxh me një ndeshje me llogari, po i japin njëra-tjetrës betejë që nga fillimi, me meritat dhe defektet e secilës dhe momentet me ulje-ngritje të një sezoni super gjithmonë në shenjën plus krahasuar me kampionatet e dobëta. P

ër këtë arsye në fund të shkurtit me rikthimin e kupave (dikush është jashtë) ka nisur gara për një vend në Olimpin europian të futbollit, ku variablat për t’u mbajtur në konsideratë do të jenë jashtëzakonisht të larta.

Veç Interit, me përjashtim të rënieve të papritura në mungesë të shpërqendrimeve europiane që jo vetëm t’i bëjnë t’i shpëtojë kampionati por edhe një renditje mes katër vendeve të para, nga Milani i Piolit te Napoli i Gatuzos janë nëntë pikë, që në mënyrë potenciale mund të jenë gjashtë në rast suksesi të “axurrëve” në ndeshjen për t’u rikuperuar (ende jo të programuar) kundër Juventusit.

MILANI NË RËNIE – Kuqezinjtë po përjetojnë pjesën më të vështirë të vitit të fundit me katër humbje në tetë ndeshjet e fundit, që me siguri do të kenë ndikuar në entuziazmin e grupit.

Çështja Ibra-”Sanremo” me siguri do të shpërqendrojë, por një pjesë e madhe e fatit të kuqezinjve në kampionat do të përcaktohet nga aftësia për të reaguar në këtë moment kritik. Për pjesën e mbetur do të mendojë një kalendar jo i lehtë në fund, me gjithë përballjet direkte në transfertë, me përjashtim të sfidës kundër Napolit: në metrat e fundit do të përballen Lacio (më 25 prill), Juventusin (në sfidën e parafundit) dhe Atalanta (në të fundit).

ROMA, DUHET CILËSI NË DUELET DIREKTE – Roma është në rritje, edhe pse barazimi në Benevento frenoi entuziazmin e ngjitjes në vendin e dytë në përballjen direkte të turit të ardhshëm kundër Milanit. Skuadra e Fonsekës i jep vetes problemet më të mëdha, si për shembull me çështjen “Xheko” të javëve të fundit, por një limit sezonal është përfaqësuear nga përballjet direkte.

Thuajse e përsosur kundër skuadrave prapa në klasifikim, në ndeshjet e mëdha deri tani ka pasur problem dhe një kthesë është e detyrueshme. Në javën e tretë nga fundi derbi kundër Lacios dhe sfida ndaj Interit në të parafundit janë angazhimet për t’u rrethuar me të kuqe, por duhet një shkundje.

ATALANTA, CHAMPIONS-I DO TË BËJË NDRYSHIMIN – E panjohura e Atalantës, ndërkohë, i përket rrugëtimit në Ligën e Kampioneve. Pasi zgjidhi në mënyrë brilante problemet e brendshme në dhomat e zhveshjes të vjeshtës së kaluar, skuadra e Gasperini u rikthye (edhe në mungesë të angazhimeve europiane) një grup brilant, frabrika e golave që kishte mësuar të shikonin tifozët. Përballja direkte e brendshme kundër Milanit në javën e fundit mund të jetë vërtet kthesa vendimtare.

JUVENTUSI, ME MILANEZET NË FUND – Juventusi i Pirlos është ndoshta më i vështiri për t’u inkuadruar. Me një ndeshje për të rikuperuar dhe Champions-in për të vendosur në vijë pas ndeshjes së shëmtuar ndaj Portos, bardhezinjtë po bashkëjetojnë me vitin e debutimit të trajnerit dhe problemet e mëdha fizike që po stonojnë me rendimentin gjithmonë mbi mesatare të Kristiano Ronaldos.

Në mënyrë potenciale bardhezinjtë janë ende në luftë për titullin, por gjatë vitit nuk kanë pasur vazhdimësinë e duhur për të luftuar fillimisht Milanin dhe tani Interin. Edhe bardhezinjtë do të përjetojnë një fund sezoni të rëndësishëm duke pritur fillimisht kuqezinjtë në të katërtën nga fundi dhe zikaltrit në të parafundit, me këtë të fundit angazhimin e vërtetë për t’u rrethuar me të kuqe, gjithmonë nëse nuk do të jetë shumë vonë në optikën e titullit. Por, me siguri jo të Ligës së Kampioneve.

LACIO E NAPOLI, DUHET VAZHDIMËSI – Si skuadra e Inzagit po ashtu edhe e Gatuzos konsideroheshin ato më pak pretendente për titullin, megjithatë gjatë sezonit kanë treguar se kanë statistikat e duhura për të qëndruar mes katër të parave, pavarësisht se po përjetojnë momente të ndërlikuara.

Një pjesë të madhe do e bëjnë angazhimet europiane dhe kohëzgjatja e tyre, ndërsa për sa i përket Napolit situata e Gatuzos mund të shpërqendrojë grupin nga objektivi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"