Spostimi në Elbasan, reagon Partizani: Do luajmë jashtë sepse Tirana…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 12:18

Spostimi në Elbasan, reagon Partizani: Do luajmë jashtë sepse Tirana…

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, do të luhet të hënën, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

partizani laci

Ka qenë klubi i Partizanit, që përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar dhe ka treguar përse ndeshja nuk do luhet në “Selman Stërmasi”.

“Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Klubi ka zhvendosur luajtjen e kësaj sfide jashtë kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit “Selman Stërmasi” nga KF Tirana proçes, i cili do të zgjasë 15 – 20 ditë”, shkruan klubi i Partizanit.

Kujtojmë që kjo ndeshje ishte programuar të luhej, të premten në orën 18:00, por kaosi me stadiumin solli këtë situatë për “demat”.

partizani

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"