Sportisti kampion dënohet me vdekje, Doland Tramp bën thirrje: Mos e ekzekutoni!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 23:40

Sportisti kampion dënohet me vdekje, Doland Tramp bën thirrje: Mos e ekzekutoni!

Presidenti amerikan, Donald Tramp i ka bërë thirrje shtetit të Iranit, që të shfuqizojë dënimin me vdekje që është dhënë për një mundës kampion, i cili mori pjesë në protesta para dy vitesh.

AFKARI TRUMP

Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me dy dënime me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë protestave në Shiraz. Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg në të njëjtën çështje, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

“Për udhëheqësit e Iranit, unë do të vlerësoja shumë nëse ju do të kurseni jetën e këtij të riu dhe nuk do ta ekzekutoni atë,” shkroi Tramp të “Twitter”.

Duke cituar një raport të Fox Neës, Tramp tha se veprimi i mundësit i vetëm ishte një demonstratë anti-qeveritare në rrugë”.  Më parë gjatë ditës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Morgan Ortegus shkroi në “Twitter”: “Ne i bashkohemi botës me zemërim për dënimin me vdekje nga regjimi iranian për Navid Afkari, i cili u torturua duke dhënë një rrëfim të rremë pasi mori pjesë në protesta paqësore në 2018.”

“Regjimi gjithashtu torturoi dy vëllezërit e tij dhe i dënoi me dekada burg. Lërini ata të lirë”. Një numër figurash dhe aktivistësh ndërkombëtarë të mundjes gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e vëllezërve dhe nënshkruan një peticion me mbi 10 000 firma që bën thirrje për shpëtimin e jetës së Afkarit.

 

Trump-Navid-Afkari-

Një agjenci e lajmeve e lidhur me televizionin shtetëror iranian konfirmoi të enjten se Navid Afkari ishte dënuar me vdekje. Por në një regjistrim audio të dalë nga burgu ku ai po mbahet, Afkari tha se ishte torturuar. Nëna e tij, ndërkohë, ka thënë se djemtë e saj u detyruan të dëshmonin kundër njëri-tjetrit nën tortura.

Avokati i vëllezërve, Hasan Junesi, tha në “Twitter” se në kundërshtim me raportet iraniane të lajmeve, nuk kishte asnjë video të momentit të vrasjes së rojes së sigurisë. Ai shtoi se pamjet e përdorura si prova në çështje ishin marrë një orë para se të ndodhte krimi.

Në vitin 2018, protestuesit në qytete anembanë Iranit dolën në rrugë për shkak të vështirësive ekonomike dhe shtypjes politike. Demonstrata të mëtejshme u zhvilluan në fund të vitit të kaluar në një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"