Sportistët më të paguar në botë/ Ronaldo u lë “targën” të gjithëve falë rrogës që merr nga sheikët, ja top 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2023 | 13:46

Sportistët më të paguar në botë/ Ronaldo u lë “targën” të gjithëve falë rrogës që merr nga sheikët, ja top 10

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite ka kthyer përsëri futbollistin portugez në majën e botës, jo sa i përket trofeve të fituar individualisht apo me ekipe, por sa i përket pagesës që përfiton, duke u bërë përsëri sportisti më i paguar i planetit.

sportistet

Rroga e tij neto në sezon përllogaritet në 112,1 milionë euro dhe sipas kompanisë së monitorimit të tregjeve financiare “DBRS Morningstar”, kjo e vendos atë në majën e listës së sportistëve më të paguar me një diferencë të ndjeshme ndaj ndjekësve më të afërt.

Duhet theksuar se ndonëse treshja e podiumit është e përbërë vetëm nga futbollistë, pjesa tjetër e 10-shes së më të paguarve përbëhet nga 6 lojtarë të NFL dhe 2 pilotë të Formula 1.

RENDITJA

10 – Maks Verstapen (Red Bull) – Formula 1 – 43,3 milionë euro

9 – Kirk Kazins (Minesota Vajkings) – NFL – 43,3 milionë euro

8 – Deshun Uotson (Kliveland Brauns) – NFL – 52,3 milionë euro

7 – Ljuis Hemilton (MekLaren) – Formula 1 – 53,7 milionë euro

6- Aron Roxhers (Grin Bej Pakërs) – NFL – 53,7 milionë euro

5 – Xhosh Alen (Bufalo Bills) – NFL – 59,3 milionë euro

4 – Metju Staford (Los Anxhelos Rams) – NFL – 65,7 milionë euro

3 – Nejmar (PSG) – Futboll – 65,9 milionë euro

2 – Leo Mesi (PSG) – Futboll – 70,6 milionë euro

1 – Kristiano Ronaldo (Al-Nassr) – Futboll – 112,1 milionë euro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"