“Sporti ynë i dashur është i sëmurë”, Perez nuk heq dorë nga Superliga: Ja përse na nevojitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 20:42

“Sporti ynë i dashur është i sëmurë”, Perez nuk heq dorë nga Superliga: Ja përse na nevojitet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk ka hequr dorë nga projekti i kërkuar prej tij dhe Andrea Anjelit të Juventusit. Ai ideoi angazhimin e klubit të tij për Superligën e Europës. Kujtojmë se Reali ishte një nga 12 klubet evropiane që u regjistrua në prill 2021, por projekti u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën

florentino perez

“Për të zgjidhur një problem, duhet të filloni duke kuptuar se keni një problem. Sporti ynë i dashur është i sëmurë”, tha Perez.

Duke folur në asamblenë e përgjithshme të Real Madridit, Perez tha se brezat e ardhshëm të tifozëve po fokusoheshin në lloje të ndryshme argëtimi.

“Në futboll shifrat janë marramendëse. Rezulton se ne kemi luajtur me Liverpul, një ekip historik me gjashtë Kupa Evropiane, vetëm nëntë herë në 67 vjet. Dhe vetëm tre herë në Madrid. Ne kemi luajtur vetëm katër herë me Çelsin në historinë e Kupave Europiane”, theksoi ai, duke treguar se pse kërkohej krijimi i një lige mes skuadrave më të forta.

Superliga do të formohej nga 6 ekipe angleze, 3 italiane dhe 3 spanjolle: Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi, Arsenali, Çelsi, Interi, Milani, Juventusi, Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"