Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:46

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur korçar

Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta ditën e sotme, ish-arbitri korçar Fidai Pupa. Lajmi është bërë publik nga kolegjiumi i arbitrave në Korçë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftoi vdekjen e ish-gjyqtarit Pupa.

speciale1-300x210

Kujtojmë që Pupa ka drejtuar për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar. Ai ka vendosur drejtësi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë së vitit 1972, të zhvilluar në Kavajës mes Besës së Vllaznisë.

Arbitri shqiptar

Një finale e dyfishtë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kavajë ishin të pranishëm 8 mijë spekatorë, Besa fitoi 2-0 me gola të Qerollit dhe Kashamit në pesë minutat e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"