Sporti, sezon i ri dhe ligj “i vjetër”/ Situatë emergjente për klubet, nuk arrijnë të privatizohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 11:18

Sporti, sezon i ri dhe ligj “i vjetër”/ Situatë emergjente për klubet, nuk arrijnë të privatizohen

Sapo kemi nisur një sezon të ri, si në qeveri ashtu edhe në futboll. Flasim për një edicion të ri i cili menaxhohet akoma me Ligjin e vjetër.

Duka rama

Ka kaluar 1 vit nga miratimi i këtij ligji dhe deri tani është një “dështim”. Pse nuk po funksionon? U tha se të gjitha klubet sportive do të privatizoheshin dhe që pushteti vendor dhe qendror brenda një viti nuk do të ishte aksioner apo të kishte vendimmarrje në administrim në këto shoqëri tregtare, por vetëm do t’i ndihmojë ato financiarisht te pjesa e infrastrukturës sportive që i duhet një klubi futbolli.

Nga një gjykim i ftohtë, kjo tingëllon gjëja e duhur pasi ndalet abuzimi i pafund që është bërë me lekët e taksapaguesve shqiptarë, ku marrim shembull Bashkinë e x qyteti që përcakton një buxhet vjetor në klubin e futbollit të saj dhe këto lekë janë keqmenaxhuar nga administratori i klubit.

Sipas ligjit për sportin kjo na çon te privatizimi i klubeve, nxjerrja e aseteve në shitje dhe kalimi i tyre drejt një privati. Këtu kuptojmë që ky ligj nuk është hartuar siç duhet e nuk funksionon aspak dhe për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Bashkitë vazhdojnë përsëri të mbajnë gjallë shumë skuadra në Shqipëri sepse askush nga privati nuk afrohet të financojë te një ekip futbolli pa pasur disa lehtësira nga qeveria që në fund të fundit të fitojë edhe ai diçka mbrapsht.

Kujtojmë pikat e famshme që kërkonin presidentët e Superiores, Liga Profesioniste dhe kreu i FSHF-së sa i përket ligjit të sponsorizimit i cili lë për të dëshiruar. Kjo nuk bëhet vetëm për ekipet elitare, por edhe ato të kategorisë më poshtë që nëse i fusim një të ndarë me thikë ditën e sotme, gjysma e ekipeve do të falimentonin dhe rrezik edhe do të zhdukeshin. Kështu që rruga e duhur do të ishte që të rishikohej edhe një herë ky “ligj” dhe të hartohet në atë mënyrë që t’i jepet një zgjidhje kësaj situate dhe e ardhmja të flasë për sportin.

ÇFARË THOTË LIGJI PËR SPORTIN?

NENI 22

Kapitali shtetëror

1. Institucionet publike qendrore dhe vendore, që kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin ato në shitje në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

2. Pas kalimit të këtij afati, institucionet publike qendrore dhe vendore nuk mund të zotërojnë aksione të shoqërive tregtare sportive.

3. Nëse në përfundim të periudhës një vjeçare, aksionet e zotëruara nga institucionet publike në shoqëritë tregtare sportive nuk shiten, këto të fundit marrin formën sipas përcaktimeve të nenit 21 të këtij ligji.

PËRFITIMET NË BUXHETIN E SHTETIT

1. 50% e sponsorizimeve të përdoret për ndërtimin e infrastrukturës sportive, në teknologji, në logjistikë dhe blerjen e materialeve.

2. 25% e sponsorizimeve të shkojë për sportin e bazës, për fëmijët si edhe për Ligat dhe Federatat sportive.

3. Vetëm 25% e sponsorizimeve të mund të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të tjera operative.

4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite.

5. Ulja e TVSH-së në 6 %.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"