Sporti në zi, ndërron jetë basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 10:07

Sporti në zi, ndërron jetë basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor. Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.

auto_opa1529736852

Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës. Gazmend Sinani Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore. Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Basketboll-aksidenti-InS.-mod.final_.0-730x369

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi. Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"