“SportBild” lëshon bombën: Tomas Myler drejt largimit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 15:31

“SportBild” lëshon bombën: Tomas Myler drejt largimit!

Katër klube europiane janë duke shpresuar për një marrëveshje me yllin e kampionëve gjermanë, Tomas Myler. Sipas së përditshmes gjermane “SportBild”, Çelsi, Arsenali, Juventusi dhe Liverpuli kanë rritur interesat e tyre sa i përket mesfushorit 27-vjeçar. Deri këtu asgjë e re për kampionin botëror.

tomas myler

Vit pas viti ai ka kryesuar listën e një prej lojtarëve më kompetitivë në skuadrën e Bajernit. Madje ai ka qenë tejet mirënjohës sa i përket klubit të kampionëve gjermanë duke u ofruar atyre sa më shumë zgjidhje në fushën e blertë. Tashmë ka lindur pyetja: Çfarë i shtyn këto katër klube të mendojnë se ai do të jetë i gatshëm për negociata?

Myler 2016

Patjetër që përgjigjja do të ishte blerja e “granatës” Hames Rodrigez nga klubi bavarez, i cili përbën gjithashtu edhe një kërcënim për pozicionin në të cilin luan Tomas Myler. Mbi të gjitha, Jurgen Klop ka deklaruar më parë se ai do të ishte një trajner tejet i lumtur nëse Tomas Myler do të ishte pjesë e skuadrës së tij të Liverpulit.

myler thomas

Madje për të është diçka pozitive edhe ardhja në Mynih për kompeticionin e “Audi Cup”, i cili do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 gusht.

rumenige

Nëse lidershipi bavarez është i shqetësuar lidhur me interesimin e këtyre katër klubeve, kjo do të përkthehej në kursimin e milionave, të cilat do të ofronin këto klube për kartonin e Tomas Myler, pasi edhe vetë kreu ekzekutiv, Karl-Hainz Rumenige, ka thënë: “Tomas është një lojtar i pashitshëm, pasi ai i përshtatet skuadrës së kampionëve gjermanë në një mënyrë perfekte.

Rumenige

Nuk ka asnjë diskutim lidhur me kartonin e tij”. Megjithatë fakti që roli i mesfushorit 27-vjeçar është i pacenueshëm është treguar qartë edhe nga një tjetër deklaratë e Rumeniges ku ai tha: “Sikurse edhe Myler, ne jemi duke vlerësuar edhe sezonin e kaluar, i cili nuk ka qenë mjaft i mirë.

Rumenige

Por ky nuk përbën aspak problem për ne. Tomas është i qartë se do t’i duhet të japë edhe më shumë për të arritur qëllimet në skuadrën e kampionëve gjermanë”. Tomas Myler ka një kontratë të vlefshme në Mynih deri në verën e vitit 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"