‘Sport News’ rinis më 3 shtator në News24. Kush do të jetë imazhi i ri i emisionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 16:16

‘Sport News’ rinis më 3 shtator në News24. Kush do të jetë imazhi i ri i emisionit

Shtatori sjell risi në televizionin informativ News24. Këtë sezon të ri në ekranet e shqiptarëve do të vijë një tjetër imazh që do të shoqërojë cdo ditë sportdashësit. Daljana Sejdia do të jetë cdo ditë në 17:30 me Sport News, për të dhënë të rejat më të fundit lidhur sportin. Brunia simpatike nuk është një figurë e panjohur për shikuesit.

Po në ekranin e News24, Daljana Sejdia ka qenë moderatore e një cikli emisionesh si, ‘Quiz TV Show’, si edhe emisionit sportiv gjatë sezonit të Champions League ‘Emision 90+’.


Për të gjithë sportdashësit, ‘Sport News’ do të shfaqet në ekranin e News24 premierë në 17:30, për t’u ritransmetuar më pas në 18:30 dhe 20:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"