Sponsor në mëngë, Interi arrin marrëveshje fitimprurëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:42

Sponsor në mëngë, Interi arrin marrëveshje fitimprurëse

Sponsor në mëngë dhe jo në qendër të fanellës. Duket e çuditshme por Interi ka arritur akordin dhe do jetë mjaft fitimprurëse për zikaltërit. Sipas “Calcio e Finanza” Interi ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani financiare e themeluar në vitin 2007 në Sidnej.

lautaro inter

Marrëveshja është tre vjeçare me një komision fiks 4.5 milionë euro në vitin e parë, 4.8 milionë euro në vitin e dytë dhe 5 milionë euro në vitin e tretë. Përveç kësaj do ketë edhe bonuse në varësi të rezultateve pozitive të skuadrës.

Sponsor në mëngë kanë edhe Atalanta, Bolonja, Fiorentina, Spali dhe Torino, por asnjë nuk ka një marrëveshje më fitimprurëse se ajo e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"