S’po gjejnë mbrojtës, klubi i Kategorisë së Parë në hall. Huazimet shihen si shpëtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 18:23

S’po gjejnë mbrojtës, klubi i Kategorisë së Parë në hall. Huazimet shihen si shpëtim

Në Elbasan shpresat për mbijetesë i kanë tek afrimet e reja. Edhe pse skuadra ka bërë disa ndërhyrje në repartin ofensiv, në mbrojtje po vuan. Ende nuk është bërë ndonjë përforcim i hajrit në repartin ku mungojnë edhe alternativat.

ELBASANIIIIIIIII

Burime pranë klubit pohojnë për “Panorama Sport” se gjatë këtyre ditëve ka pasur komunikime me shumë mbrojtës, por problem mbetet kontrata që kanë ata me ekipet aktuale, e cila i pengon të largohen. Një tjetër hipotezë janë edhe huazimet, por sërish edhe ky opsion nuk po sjell rezultat, sepse skuadrat nuk kanë ndërmend që të privohen nga lojtarët e tyre në janar, për më tepër që futbollistët nën 21 vjeç i mbajnë në ekipet e kësaj grup-moshe.

Por, me shtyrjen e kampionatit, shpresohet që deri në ndeshjen hapëse ndaj Egnatias, verdheblutë të konsolidojnë disi ekipin në fazën defensive në mënyrë që të mos përballen me shumë probleme në sfidën me kryesuesit e kampionatit.

Elbasanasit e mbyllën fazën e parë në kuotën e zero pikëve pas shtatë javëve kampionat, duke mos iu larguar për asnjë moment vendit të fundit. Skuadra më e afërt në renditje është Flamurtari, i cili ka grumbulluar deri më tani shtatë pikë. Gjithsesi, në Elbasan janë mësuar me një situatë të tillë, ndaj besojnë se edhe këtë sezon skuadra do t’ia dalë të mbijetojë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"