Spiunazh rus, Çelsi po tenton që të “rrëmbejë” yllin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 15:11

Spiunazh rus, Çelsi po tenton që të “rrëmbejë” yllin gjerman

Drejtoresha e Çelsit, Marina Granovskaia, ka përfunduar në qendër të akuzave të një skandali spiunazhi, pasi i ka kërkuar rrjetit të saj të menaxherëve që të zbulojnë dobësi të mundshme të hierarkisë së Bajer Leverkusenit, ndërsa blutë e Londrës po përpiqen që të ulin çmimin e Kai Havercit. Skuadra e bosit rus, Roman Abramoviç, është favorite për të transferuar sulmuesin 21- vjeçar të Leverkusenit, duke e bërë atë transferimin e tretë pas Timo Vernerit dhe Hakim Zijehut.

Chelsea-transfer-news-Marina-Granovskaia-Kai-Havertz-1314218

Lampard ka arritur ta bindë personalisht sulmuesin e “Aspirinave” për t’u transferuar në “Stamford Bridge” këtë verë, por klubi gjerman po reziston fort te çmimi 90 milionë paund për kartonin e talentit, ndërsa anglezët shpresojnë ta transferojnë për 70 milionë paund. Sipas “Bild”, Granovskaia, e cila është krahu i djathtë i Abramoviçit dhe njeriu më i besuar i manjatit rus, po përpiqet të zbulojë çdo dobësi brenda skuadrës së negociatorëve të Leverkusenit për të siguruar një marrëveshje sa më të favorshme për blutë.

Sipas burimeve të “Bild”, Granovskaia ka pyetur shumë menaxherë gjermanë futbollistësh për informacione rreth drejtorit sportiv të Leverkusenit, Rudi Fëlër dhe Fernando Karros, të cilët do të jenë në krye të negociatave të klubit gjerman. Granovskaia gëzon reputacionin e një negociatoreje të fortë dhe të shkëlqyer dhe e tregoi veten e saj me mënyrën se si menaxhoi shitjen e Eden Hazardit te Reali verën e shkuar, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit (130 milionë paund, edhe pse hynte në vitin e fundit të kontratës).

unnamed

Një studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në universitetin shtetëror të Moskës, ajo u bë asistente e Roman Abramoviçit në kompaninë e tij “Sibneft”. Duke fituar besimin e bosit të naftës, ai e mori atë me vete në “Stamford Bridge” pasi bleu klubin në 2003-shin. “Marina ka besimin e plotë të shefit të saj.

Nëse arrihet një marrëveshje, ajo është totalisht e besueshme. Por kur negocion me të, është e vështirë. Kjo për shkak se shpesh ajo ka fuqi të plotë në klub dhe e përdor këtë”, thotë për “Bild” Klaus Alofs, ish-menaxheri i Verderit dhe Volfsburgut, i cili ka punuar në të shkuarën me Granovskaian. Por pavarësisht se Granovskaia po përpiqet të gjejë manovra për të gjunjëzuar kundërshtarët e saj në tavolinën e bisedimeve, Fëler deri tani ka këmbëngulur se Çelsi duhet të paguajë 100% të vlerës së Havercit nëse duan ta transferojnë yllin e tyre.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"