“Spiunazh” nga Dinamo për Kukësin, trajneri Longo bën ironi: Çfarë kënaqësie që i gjithë stafi i tyre na ndjek ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 13:09

“Spiunazh” nga Dinamo për Kukësin, trajneri Longo bën ironi: Çfarë kënaqësie që i gjithë stafi i tyre na ndjek ne

Kukësi dhe Dinamo do të luajnë sfidën e saj të mërkurën e ardhshme në stadiumin e ri “Kukës Arena” në orën 16:45.

DINAMO

Si Kukësi po ashtu edhe Dinamo zhvillojnë stërvitjet e tyre në të njëjtin kompleks dhe për këtë ka reaguar dhe trajneri i verilindorëve, italiani Diego Longo me anë të një fotoje të publikuar në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ku shkruan se i gjithë stafi i Dinamos po ndjek seancat stërvitore të Kukësit:

“Është një kënaqësi e madhe për mua që i gjithë stafi teknik dhe drejtues i Dinamos ndjek stërvitjen tonë. Natyrisht që për pak ditë do të jemi kundërshtarë është thjesht një rastësi!

Shpresoj të vazhdoj të jem frymëzim. Në këtë pikë, të mos bësh të njëjtën gjë do të ishte një akt vrazhdësie, ndaj do ta kthej vizitën dhe do të ndjek me kujdes stërvitjen e tyre.”, shkroi Longo.

LONGO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"