Spikati te Partizani B si sulmues, një tjetër “xhol” për trajnerin Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:52


Spikati te Partizani B si sulmues, një tjetër “xhol” për trajnerin Daja

Ky sezon pritet që të nxjerrë në pah disa elementë te Partizani, kjo për shkak të kërkesave që ka ekipi dhe aftësive të trajnerit Ilir Daja për të përshtatur lojtarë edhe në pozicione të tjera.

Denis Balla

Njëri nga këta mendohet se do të jetë edhe Denis Balla, që i ka ngjitur shkallët një e nga një në skuadrat e kuqe, nga moshat, ekipi B deri te skuadra e parë.

22-vjeçari po shikohet si “xholi” i radhës për trajnerin Daja. Balla në sezonin e fundit spikati te Partizani B si sulmues dhe golashënues, por trajneri Daja i ka dhënë besim tek ekipi i parë në të majtë të mbrojtjes dhe në mesfushë. Balla mund të rezultojë një gjetje e spikatur dhe me kontribut të vyer për Partizanin në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com