Spikati te Dinamo, Tërbuni në bisedime me sulmuesin afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2017 | 18:23

Spikati te Dinamo, Tërbuni në bisedime me sulmuesin afrikan

Drejtuesit e Tërbunit janë në bisedime me 22-vjeçarin e Dinamos, Ejoh. Afrikani sulmues bëri një paraqitje shumë të mirë me blutë gjatë kampionatit të kaluar dhe, në këtë mënyrë, kërkohet të afrohet nga pukjanët.

Dinamo

Pritet që Tërbuni i sezonit të ri të ndërtohet me lojtarë cilësorë, me disa prej të cilëve drejtuesit kanë hyrë në bisedime. Shefi i klubit Dritan Frroku është i bindur se ekipi i edicionit të ardhshëm do të jetë me synime të qarta.

“Besoj se në sezonin e ardhshëm do të ketë biznesmenë të fuqishëm për ta mbështetur ekipin nga ana financiare. Ka lojtarë që po afrohen vetë pranë Tërbunit, në një kohë që ka edhe nga ata që jemi në bisedime dhe presim t’i marrim”, shprehet Frroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"