Spikati te Devolli, 2 klube të Superiores në bisedime me mbrojtësin Cane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 11:09

Spikati te Devolli, 2 klube të Superiores në bisedime me mbrojtësin Cane

Skuadra e Devollit e mbylli sezonin me 0 humbje në Grupin B të Kategorisë së Dytë, duke vendosur një rekord historik në futbollin shqiptar. Për këtë ecuri pozitive të bardhebluve të drejtuar nga trajneri i mirënjohur Stavri Nica, meritë absolute kanë pa dyshim edhe dy qendërmbrojtësit Mateo Përe dhe Feliks Cane.

Pere

Madje, ky i fundit, falë paraqitjeve fantastike me skuadrën e Devollit, mësohet se ka zgjuar interesin e 2 prej klubeve të Kategorisë Superiore. “Panorama Sport” zbulon se Cane është në negociata me 2 klubet që militojnë në elitën e futbollit shqiptar, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura për momentin, teksa futbollisti dëshiron që të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mbrojtësi së fundmi ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Çamërisë, duke spikatur me paraqitjen e tij.

Futbollisti i Devollit, Feliks Cane dhe menaxheri Bilblil Laçi

Mbrojtësi i Devollit, Feliks Cane dhe ish-futbollisti Bilblil Laçi

Në rast se Cane nuk arrin të mbyllë marrëveshjen për sa i përket kalimit në Superiore, atëherë futbollisti me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë pjesë e Devollit në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ardhshëm. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e qendërmbrojtësit, i cili ishte një nga më të mirët te skuadra juglindore në sezonin që sapo lamë pas.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"