Spikati te Ballkani i Ilir Dajës, 24-vjeçari përfundon në “radarët” e Lacios: Është bukur të dëgjosh Sarrin që…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 20:59

Spikati te Ballkani i Ilir Dajës, 24-vjeçari përfundon në “radarët” e Lacios: Është bukur të dëgjosh Sarrin që…  

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi ka hedhur hapa galopantë në karrierën e tij. Nga Ballkani i Ilir Dajës, 24-vjeçari arriti të transferohej te rumunët e Kluzh, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera, së fundmi ka përfunduar në “radarët” e Lacios.  

 krasniqiiii222

Krasniqi arriti të linte gjurmë në duelin ndaj skuadrës italiane në Ligën e Konferencës, duke joshur drejtuesit e Lacios, që janë hedhur në sulm për të. I pyetur për këtë interesim “big”, 24-vjeçari ndër të tjera u shpreh:  

“Tani jam i fokusuar te Kluzhi dhe po jap gjithçka këtu. Nëse vjen oferta nga Lacio, do të isha i lumtur në çdo kohë. Ndihem krenar që ka ekipe të këtij niveli që më duan. Kjo më bën që të punoj edhe më fort për të realizuar ëndrrën time. Është bukur të dëgjosh Sarrin që thotë fjalë të mira për ty, është krenari”, deklaroi Krasniqi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"