Spikati ndaj Tiranës, sulmuesi i Bylisit: E dija që do kishim sukses, me golat nuk e mbyll këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 18:53

Spikati ndaj Tiranës, sulmuesi i Bylisit: E dija që do kishim sukses, me golat nuk e mbyll këtu

Saliu Guindo ishte një nga lojtarët që spikati në fushë. Ai rezultoi problematik për mbrojtësit e Tiranës, aq sa i shënoi edhe gol.

guindo bylis

Sulmuesi gjatë një deklarate të dhënë për gazetën “Panorama Sport u shpreh i lumtur për fitoren, ndërsa mendon se ka rezervuar gola të tjerë në vazhdim.

“Vjet erdha në Ballsh i bindur nga projekti i klubit për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Ia dolëm si kampionë dhe shënova 9 gola. Presidenca dhe unë kemi vendosur në verë që të vijojmë projektin për dy vite të tjera dhe jam shumë i lumtur që kam zgjedhur Ballshin. Këtu është një qytet që e do futbollin dhe unë po bëj më të mirën. Tre gola mendoj se janë OK, ndërsa shpresoj të shënoj edhe më shumë sepse gara është e gjatë”, tha fillimisht sulmuesi nga Mali. Ai foli edhe për synimet e së ardhmes.

“Me punë dhe këmbë në tokë të bëjmë më të mirën. E njoh më mirë Superioren tashmë dhe me Bylisin do të jap shumë në këtë sezon. Kemi një skuadër dhe grup shumë të mirë, madje dominon elementi i ri dhe bashkë me lojtarët me eksperiencë që na ndihmojnë shumë do të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje”, përfundoi Guindo.

E.S

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"