Spikat supersfida Maliqi-Tomori, ja të gjitha ndeshjet që do të luhen sot në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 12:38

Spikat supersfida Maliqi-Tomori, ja të gjitha ndeshjet që do të luhen sot në Kategorinë e Dytë

Do të luhen ditën e sotme 6 ndeshjet e grupit B në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 17-të në këtë kampionat.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Ajo që në këtë javë është ndeshja mes Maliqit dhe Tomorit, dy skuadra që kryesojnë grupin B. Beratasit do të kërkojnë të marrim një rezultat pozitiv, por nuk do ta kenë aspak të lehtë, duke parë kundërshtarin që kanë përballë, të cilët deri në këtë fazë të kampionatit nuk njohin humbje.

Ndeshje interesante është edhe ajo mes Memaliaj dhe Delvinës, me ekipet që do të kërkojnë të marrin fitoren. Butrinti pret në shtëpi Naftëtarin, ndërsa Selenica e vendit të fundit luan në transfertë me Gramozin. Këlcyra do të kërkojë fitoren ndaj Skraparit, ndërsa të njëjtën gjë do të provojë edhe Përmeti ndaj Tepelenës.

SOT

Maliqi-Tomori 15:00

Këlcyra-Skrapari 15:00

Memaliaj-Delvina 15:00

Gramozi-Selenica 15:00

Përmeti-Tepelena 15:00

Butrinti-Naftëtari 15:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"