Spektakolar ndaj “Zonjës”, talenti Pedri ka mahnitur Europën. Ja statistikat mbreslënëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:48

Spektakolar ndaj “Zonjës”, talenti Pedri ka mahnitur Europën. Ja statistikat mbreslënëse

Në moshën e tij, Andres Iniesta filloi të luante ndeshjet e para te Barcelona B. Në moshën 17-vjeçare Ksavi Hernandez ende nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të katalanasve. Pedro Gonzalez Lopez, i njohur si Pedri është duke luajtur dhe po mahnit Europën.

Pedri

Por t’i lëmë krahasimet. Shkëlqimi i tij në Europë ishte akoma më i madh sesa në La Liga. Në Torino kanë nisur të pyesin se cili është ai djalosh, i cili dukej si një veteran në “Allianz Stadium”. “Të dish se në çfarë moshe është, do të surprizohesh.

Ka shumë personalitet. Në atë moshë, të tregosh këtë nivel dhe këtë karakter nuk është pak. Do të jetë një lojtar i madh për Barcelonën”, ka thënë Kuman. Dhe Pedri shkëlqeu më shumë sesa lojtarët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm te Barcelona si Grizman, Dembele dhe Leo Mesi. E pabesueshme.

SHUMË PASIME – Ndihmoi Hordi Albën për të frenuar Kuadradon dhe rikuperoi 6 topa. Pastaj loja e tij ishte si një përmbledhje e rasteve më të mira në “youtube”. Me topin në këmbë kishte siguri, ajo çka i mundon kësaj Barcelone.

Le t’i përkthejmë këto përshkrime në statistika. Nga 41 pasime të kryera, Pedri dha 39 të sakta (95.1%). Nuk ishin pasime të thjeshta apo pasime të kthyera te mbrojtësi. 32 prej pasimeve të tij ishin në gjysmëfushën kundërshtare.

Ecuria e tij në Europë nuk mund të jetë më e mirë sesa kaq. Në debutim iu desh vetëm pak minuta për të gjetur golin e parë në Europë, ndërsa në ndeshjen e dytë bëri një paraqitje fantastike në stadiumin e Juventusit. Emri i tij ka nisur të përmendet më shumë dhe Kuman e ka të qartë se roli i Pedrit te kjo Barcelonë nuk mund të jetë dytësor. Titullar në “El Clasico”, titullar në Torino. Te Barcelona ka lindur një yll i ri.

STATISTIKAT

PASIME NË TOTAL: 41

PASIME TË SAKTA: 39

NË FUSHËN RIVALE: 32

TOPA TË HUMBUR: 7

TOPA TË RIKUPERUAR: 6

FAULLE TË FITUAR: 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"