VIDEO/ Spektakolar Jasir Asani, ish-futbollisti i Partizanit i shënon dopietë në 15 minuta norvegjezëve të Moldes
Ish-futbollisti i Partizanit, Jasir Asani në “qiellin e shtatë”. 27-vjeçar ka tundur 2 rrjetën në harkun kohor të 15 në duelin e kthimit ndaj Moldes, duke tronditur norvegjezët.
Në minutën e 14-të, shqiptari i Maqedonisë së Veriut, kaloi në avantazh skuadrën e Kisvard, teksa në të 29-tën, shënoi edhe golin e dytë. Sfida e parë mes Moldes dhe hungarezëve të Kisvarda, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të norvegjezëve. Kjo dopietë e Asanit ka ndezur shpresat për një përmbysje të madhe.
Vlen të theksohet fakti se Asani, gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin ndaj Kairat Almatit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1. Ish-futbollisti i Partizanit, me golat dhe paraqitjet e tij, është duke u shndërruar në një lider te skuadra e Kisvarda.
PANORAMASPORT.AL
