Spektakël në Kosovë, Llapi përmbys me goleadë Ballkanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 15:50

Spektakël në Kosovë, Llapi përmbys me goleadë Ballkanin

Superliga e Kosovës u mbyll me ndeshjen e Llapit ndaj Ballkanit. Vendasit fituan bindshëm me rezultatin 4-1.

Superliga-e-Kosoves-ne-Futboll-1-1-1-1

Llapi dominoi përgjatë gjithë ndeshjes por golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë. Ballkani kaloi në avantazh në minutën e 60 me Gripshin. Megjithatë vendasit gjendën forcën për të kthyer ndeshjen dhe shënuar 4 gola të shpejtë. Firminjo realizoi dy herë në 3 minuta. Sadriu dhe Shabani ishin autorët e golave të tjerë.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë, kurse Ballkani që shikohej si pretendent në kampionat, gjendet në vendin e tretë me 24 pikë.

RENDITJA 

KOSOVA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"