Spektakël në konferencën 11-minutëshe, Murinjo: CR7 special, Juve favorite për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 13:13

Spektakël në konferencën 11-minutëshe, Murinjo: CR7 special, Juve favorite për trofeun

Një spektakël edhe këtë herë: Zhoze Murinjo arrin të driblojë edhe njëherë pyetjet për Realin, Ronaldon dhe Pogbanë, duke u hequr sikur zemërohej me gazetarët spanjollë dhe portugezë për të mos i kursyer elozhet e pamasë për Juven dhe Sarrin. Përballja me mediat zgjat vetëm 11 minuta: pas pyetjes së parë të një gazetari italian, ulet sipari.

murinjo

A do të riktheheshit te Reali?

Më pëlqen që të qëndroj te Mançester Junajtid. Dua të respektoj kontratën deri në vitin 2020 dhe të qëndroj edhe më pas.

Cili është opinioni juaj për Ronaldon?

Këto pyetje janë të tepërta. E kotë që bëhen. Po flasim për një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Si vjen Junajtid në sfidën me Juven?

Jemi rikthyer në ritëm në dy ndeshjet e fundit. Duhet vetëm për përsërisim këto ndeshje.

Përse Valencia mungoi ndaj Njukasëllit dhe Çelsit?

Për 10 ditë nuk ka mundur dot të stërvitet prej dëmtimit. Ka bërë edhe një operacion në gojë dhe kjo e ka penguar të stërvitet. Lojtarët që patë në stërvitje janë në dispozicion. Asgjë për të fshehur përveçse Sançez do mungojë.

Çfarë ka ndryshuar kohët e fundit?

Me Çelsin mungoi rezultati. I thashë lojtarëve që të shfrytëzonin maksimalisht emocionet e zemërimit për barazimin në Londër në ndeshjen kundër Juves.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Florentino Perezin?

Nuk dua ta flas me gazetarët spanjollë. Nesër (sot) do të përballemi me një nga skuadrat më të forta në botë. Konferenca po merr një drejtim që nuk po më pëlqen  dhe atëherë edhe unë po marr rrugën time. Dua të falënderoj Sarrin, sepse u tregua shumë i sinqertë. Faleminderit edhe Çelsit për mënyrën sesi u soll. Marko Iani kërkoi ndjesë dhe meriton një shans të dytë dhe uroj të mos e pushojnë. Klubi pati një reagim shumë të fortë, por nuk është nevoja t’i shkatërrohet karriera një të riu. E mbyllim këtu.

Çfarë ka te Juve përveç Ronaldos?

Ta limitosh Juventusin vetëm me Ronaldon nuk më duket korrekte. Përveç Ronaldos, transferuan Bonuçin. Pas Bonuçit, Kanselon. Pas Kanselos, Xhanin. Juventusi është një prej skuadrave më të mira në botë. Në 5 sezonet e fundit ka qenë mes favoriteve për Champions-in dhe ka shkuar dy herë në finale. Ka fituar 7 tituj radhazi dhe tani ka lojtarin që bën diferencën.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"