Spektakël në futbollin e femrave/ Portierja driblon këdo që i del përpara dhe shënon një gol fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 10:30

Spektakël në futbollin e femrave/ Portierja driblon këdo që i del përpara dhe shënon një gol fantastik

Bilishti Sport mori triumfin e parë në kampionatin e femrave pas një sfide shumë të veçantë kundër Dajtit. Një ndeshje me tension, ku vendëset detyrohen të luajnë pa trajnerin e tyre Trifon Merakun, i cili ndëshkohet me karton të kuq për shkak të protestave në drejtim të gjyqtarëve.

Spaho Klesjana

Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt një barazimi pa gola, portierja e Bilishtit, Klesjana Spaho, merr një inkursion që nga zona e saj duke dribluar këdo që i del përpara për të shënuar një gol më spektakolar, që i jep fitoren 1-0 Bilishtit.

Klesjana Spaho

Ky ishte 3-pikëshi i parë në kampionat për të besuarat e Trifon Merakut.

Bilisht Sport femra skeda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"