Spektakël i Latifit dhe Radasit, Muzaka debuton me gol (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2017 | 17:28

Spektakël i Latifit dhe Radasit, Muzaka debuton me gol (VIDEO)

Skënderbeu ka arritur një fitore të madhe me rezultatin 3-0 në shtëpi ndaj Luftëtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Gjergji Muzaka debutoi me gol për korçarët teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Latifi në minutën e 36 dhe Radas në minutën e 75-të dhuruan spektakël me dy supergola.

skenderbeu luftetari

Pavarësisht rezultatit të thellë, Luftëtari tregoi dëshirë gjatë gjithë lojës duke rrezikuar jo pak herë prapavijën e kampionëve në fuqi. Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë dhe duke iu afruar në vetëm 1 pikë diferencë Kukësit që luan nesër në Laç. Ndërkohë Luftëtari mbetet në kuotën e 28 pikëve, përkohësisht në vendin e 4-t të renditjes.

Komenti minutë pas minute / Skënderbeu – Luftëtari 3-0

90+4′ Përfundon takimi.

84′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Orelesi i dëmtuar, në fushë Nimaga.

80′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rapo, në fushë Topi.

76′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Xhejms, në fushë Gripshi.

radas shehi

75′ Radas shënon golin e tretë për Skënderbeun pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi nga një distancë e konsiderueshme.

71′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Muzaka, në fushë Gavazaj.

63′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

62′ Karton i verdhë për Radasin pas një ndërhyrjeje të gabuar.

60′ Karton i verdhë për Rapën pas një ndërhyrjeje të gabuar.

58′ Lojë e qetë në këto minuta të para të pjesës së dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

47′ Karton i verdhë për Aleksin pas një ndërhyrjeje të gabuar.

46′ Fillon pjesa e dytë. Luftëtari luan topin e parë.

45+3′ Përfundon pjesa e parë.

45′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Bregu i dëmtuar, në fushë Zogaj.

skenderbeu

36′ Skënderbeu del në një kundërsulm të shpejtë dhe Latifi shënon një supergol me një goditje mjaft të bukur nga nga jashtë zonës.

35′ Luftëtari i afrohet shumë golit me anë të Rexhinaldos i cili godet shtyllën, por Shehi arrin të largojë më pas topin mbi vijën fatale.

30′ Karton i verdhë për Rapon pas një ndërhyrjeje të gabuar.

muzaka daja

25′ Skënderbeu kalon në avantazh me anë të Muzakës. Latifi driblon të gjithë lojtarët që i dalin përpara duke u futur drejt qendrës nga e majta dhe pason në zonë për Salihin. Ky i fundit e kthen topin pas te Muzaka i cili godet saktësisht në portë.

21′ Jashanica ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

15′ Të dyja ekipet mundohet të dalin me lojë të shpejtë në sulm, por iu mungon pasi i fundit i saktë.

6′ Skënderbeu i afrohet golit teksa një krosim nga e djathta gjen të lirë në zonë Salihi i cili mundohet të godasë portën, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

1’ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Muzaka (Gavazaj 71′), Lilaj, Orelesi (Nimaga 84′), Xhejms (Gripshi 76′), Latifi, Salihi
Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapo (Topi 80′), Rapa, Zguro, Mutumane, Aleksi, Rroca, Lamçja, Bregu (Zogaj 45′), Rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Jashanica 21′, Radas 62′, Mici 63′ / Rapo 30′, Aleksi 47′, Rapa 60′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"