Spektakël dhe goleadë nga Mançester Siti, dominim total vetëm për barazim nga Liverpuli (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 19:44

Spektakël dhe goleadë nga Mançester Siti, dominim total vetëm për barazim nga Liverpuli (VIDEO)

Mançester Siti ka dhuruar spektakël në ndeshjen e sotme në Premier Ligën angleze duke fituar me goeladë 0-6 në transfertë ndaj Uotfordit.

aguero

Serxhio Aguero realizoi një tripletë në minutat 27, 31 dhe 81, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Gabriel Hezus në të 38-n, Otamendi në të 63-tën dhe Sterling me penallti në të 89-n.


Liverpuli e dominoi totalisht ndeshjen ndaj Bërnlit në shtëpi por nuk mori dot më shumë se një barazim 1-1. Arfilld kaloi miqtë në avantazh në minutën e 27, por Salah barazoi shifrat për të kuqtë në minutën e 30.


Në takimet e tjera, Hadërsfilldi u nda në barazim me Lestërin, ashtu si edhe Uest Bromi me Uest Hemin. Sauthemptoni mposhti në transfertë Kristal Palasin, ndërkohë që Njukasëlli fitoi në shtëpi ndaj Stouk Sitit.

Pas këtyre ndeshjeve të javës së 5-të, Mançester Siti udhëheq renditjen me 13 pikë, ndërsa Liverpuli mban vendin e 8 me 8 pikë.

Rezultatet

Kristal Palas – Sauthempton 0-1

Hadërsfilld – Lestër 1-1

Liverpul – Bërnli 1-1

Njukasëll – Stouk Siti 2-1

Uotford – Mançester Siti 0-6

Uest Brom – Uest Hem 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"