Specialistët kundër dështakëve, ja çfarë pritet në finalen e Lionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 21:40

Specialistët kundër dështakëve, ja çfarë pritet në finalen e Lionit

Skuadra e Diego Pablo Simeones do të rik thehet të luajë një finale të Ligës së Europës pas 6 vitesh, pasi ka humbur ato të dyja të Ligës së Kampioneve në vitet 2014 dhe 2016. Finalja “e freskët” është ajo në sezonin 2011-2012 ku ishin madrilenët që triumfuan në derbin spanjoll kundër Bilbaos (3-0) që ngrinin në qiell trofeun, por më datë 16 maj do të kenë mundësi që ta bëjnë sërish, pse jo ta dërgojnë në tre numrin e trofeve të këtij kompeticioni.

4BD25D8900000578-5687355-image-a-3_1525376849893

Kjo, sepse edhe në finalen e mëparshme, të parën në këtë turne, ata e patën fituar këtë trofe edhe përballë Fulhamit, me rezultatin 2-1, pasi dueli kaloi në kohën shtesë. Me pak fjalë, Atletiko e Madridit është specialistja e këtij turneu, duke parë kundërshtarin që do të ketë përballë.

c10f5b7e5fb44112506b19cee66f5ddd-960x460

DËSHTAKËT E MARSEJËS

Ndërsa për bardhekaltrit transalpinë, ky do të jetë një rikthim i rëndësishëm në arenën kontinentale, duke qenë se hera e tyre e fundit ka qenë jo pak, por plot 14 vite më parë, në finalen e ish-Kupës UEFA 2004, ose Ligës së Europës sot, të cilën e humbnin pikërisht përballë një tjetër formacioni spanjoll, Valencias (2- 0). Një precedent që mund të thotë shumë ky…

3977300266

Për Marsejën, ashtu sikurse për Atletikon, kjo e Lionit më 16 maj do të jetë finalja e tretë në këtë kompeticion, por edhe të parën, konkretisht në vitin 1999 e humbnin gjithashtu. Këtë herë ajo që i gjunjëzonte ishte Parma e emrave të mëdhenj.

Atletiko

Gjithsesi, nëse kjo e këtyre dy rasteve ishte një skuadër “dështake” në finalet e mëparshme, Rudi Garsia dhe Marseja e tij do të kërkojnë dhe shpresojnë që të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, sepse pavarësisht se finalja do të luhet në shtëpinë e Lionit, sërish francezët do të jenë përkrah marsejezëve.

Marseja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"