Specialistët kërkojnë që Flamurtari të mos luajë në Vlorë, Idrizi: Fusha po përmirësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 14:51

Specialistët kërkojnë që Flamurtari të mos luajë në Vlorë, Idrizi: Fusha po përmirësohet

Specialistët e fushës u kanë kërkuar drejtuesve të Flamurtarit që ndeshja me Luftëtarin të mos luhet në Vlorë. Sipas tyre, pas ndërhyrjeve që janë bërë, fusha do të jetë gati vetëm më datën 5 tetor. Por, drejtuesit kërkojnë që ndeshja e radhës të luhet në shtëpi. Edhe administratori Sinan Idrizi këmbëngul për këtë, nisur edhe nga rëndësia që ka ndeshja me gjirokastritët.

flamurtari

“Specialistët na kanë thënë që fusha bëhet gati në 5 tetor. Por unë dua që ekipi të luajë përpara tifozëve që në ndeshjen me Luftëtarin. Fusha po përmirësohet”, theksoi Idrizi. Ndeshja e Kupës së Shqipërisë me Dinamon pritet të luhet nesër, në fushën e Pyllit të Sodës ose stadiumin e Orikumit. Ndërkohë, tabela e re elektronike ende nuk po vendoset. Punëtorët hasën vështirësi, pasi bazamenti aktual nuk është i fortë dhe nuk e mban tabelën. Pritet të ngrihet një bazament i ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"