SPECIALE/ “Si Shumakeri, më shumë se Shumakeri”, Luis Hamilton tashmë një “fenomen”. Britaniku rrit majën e “Everestit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 13:42

SPECIALE/ “Si Shumakeri, më shumë se Shumakeri”, Luis Hamilton tashmë një “fenomen”. Britaniku rrit majën e “Everestit”

Titulli i shtatë kampion bote në Formula 1 e ka ngjitur pilotin britanik të Mercedezit Luis Hamilton në një rang me legjendën e Ferrarit Majkëll Shumakerit. Pasi fitoi garën e 94-rt në karrierë dje në Turqi, Hamilton u konfirmua si kampion përh erë të shtatë në historinë e kompeticionit më të ndjekur të automobilizmit. Megjithëse, së bashku me Shumakerin kanë të njëjtin numër titujsh kampion, Hamilton ka më shumë fitore dhe provat zyrtare të suksesshme sesa “Shumi” (94 fitore dhe 97 ‘pole position’).
AFP_8V96UC-001-kSFC--712x402@Gazzetta-Web_712x402

“Corriere dello Sport” i ka kushtuar një speciale 35-vjeçarit, i cili pritet të luftojë për titullin e tetë kampion në karrierë.

KULMI I MATURISË – Sot në kulmin e suksesit të tij, të gjithë e admirojnë intregrimin e frikshëm të Hamiltonit të talentit dhe makinës së tij. Një kualitet i ndërtuar me punë të madhe dhe përvojë. Valteri Bota garon gjithashtu për Mercedesin, por vetëm Hamiltoni është në gjendje që të kryejë 30 xhiro në pistë me goma të mesme dhe të fitojë si dje. Ishte Hamiltoi që arriti të parakalonte Maks Vershtapenin në Garën e Hungarisë në vitin 2019 falë një strategjie të shpikur nga inxhinieri i Mercedesit. Vetëm Hamiltoni është në gjendje të vallëzojë mes mureve të pistës së Singaporit me një xhiro rekord identike si ajo e Airton Senës në Pistën e Montekarlos në vitin 1993.

KRAHASIMI – Refrenin ‘Ai ka makinën më të mirë, secili mund të fitojë me atë makinë” e kemi dëgjuar shpesh, sepse Hamiltoni do të krahasohet gjithmonë me më të mëdhenjtë e sportit të garave automobilistike. Dhe pastaj vjen besimi në vete. Hamiltoni e realizoi ëndrrën e tij. Më pas, ai arriti aty ku nuk mundi askush, mbase ai s’e ka meduar se do arrinte deri aty.
lh-39

KONTRATA E RE – E jashtëzakonshme të mendosh se në vitin 2007 kur ende nuk ishte konfliktuar me Fernando Alonson dhe në vitin 2016, kur s’kishte shumë probleme teknike, sot do të diskutonim jo për titullin e shtatë, por për të nëntin. Rekordet e arritura i japin skuderisë së tij një përmasë të madhe dhe ende nuk ka mbaruar. I duhen 100 fitore dhe ‘pole positions’, i duhet të sigurojë titullin e tetë kampion. Por për të realizuar këtë, duhet të firmosë një kontratë të re me Mercedesin Është e çuditshme, sepse askush nuk mendon se Luisi do të largohet nga Formula 1 në vitin 2021.

NDIQNI ËNDRRAT – Një tjetër meritë e madhe e Luis Hamiltonit është mesazhi që ai ka dhënë nëpërmjet triumfeve të tij. Ish-djaloshi me ngjyrë nga provincat e Anglisë na mëson më shumë se kaq. Me përkushtim dhe vendosmëri të gjitha synimet realizohen. “Jo keq për dikë që është rritur në një bllok pallati? Asnjëherë mos hiqni dorë, asnjëherë mos u dorëzoni për ëndrrat tuaja. Unë jam këtu, ju mund ta realizoni këtë gjithashtu”. Janë fjalët e bukura që vijnë nga një kampion i madh në rrjetet sociale. Ndoshta, është lexuar nga disa fëmijë, të cilëtm und të kenë gjetur burimin e frymëzimit tek Hamilton dhe do të përpiqen ta imitojnë atë.

Pas të gjithave, është vetë Hamiltoni që na mëson se rekordet e tij të frikshme nuk janë të pamundura për t’u arritur. Luisi është 35-vjeç, është një atlet perfekt në Formula 1 dhe ka akoma shumë gara për të bërë. Të mos befasohemi nga dikush në të ardhmen që mund t’i afrohet atij ose ta kalojë përderisa Luisi ka korrur suksese si Shumi. Patjetër, në 15 nëntor 2020, të gjithë alpinistët që garojnë në F1 janë të paralajmëruar: maja e Everestit është bërë më e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"