Shtyrja e Lojërave Olimpike, nga Lufta e Parë Botërore deri te Koronavirusi. Kur Shqipëria debutoi në Olimpiadën e masakrës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 26, 2020 | 19:31


Shtyrja e Lojërave Olimpike, nga Lufta e Parë Botërore deri te Koronavirusi. Kur Shqipëria debutoi në Olimpiadën e masakrës…

UVIL ZAJMI

Olympic_rings_ap

Për herë të parë në historinë e tyre Lojërat Olimpike të vitit 2020 u shtynë. Ka qenë një angazhim jo i vogël në muajin e fundit, pas të cilit erdhi vendimi unanim nga organizatorë, sportistë i gjithë komuniteti. Gjithçka pas efektit shpërfytyrues nga goditja e rëndë që ka marrë një botë e tërë prej koronavirusi, përfshirë edhe atë sportive. Kanë qenë lëvizje impenjative, komunikime të vazhdueshme ndërmjet CIO-s dhe Japonisë. Duhej një kohë për të kuptuar situatën, një tjetër për bërë zgjedhjen dhe një tjetër kohë për të vendosur.

“Na jepni një muaj kohë për të vendosur”, ishte kërkesa e organizatorëve. Deri dy javë më parë ishte gati e sigurtë se Lojërat Olimpike do të organizoheshin më çdo kusht dhe Japonia që do krijonte kushte, mundësinë që ato të zhvilloheshin në vjeshtë. Por, si për presidentin e CIO-s Thomas Bah dhe Kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk kishte kohë dhe sens për të pritur, duhej marrë një vendim i shpejtë, i menjëhershëm.

2logo

– Delegacioni shqiptar duke parakaluar

Dhe vetëm të dielën e kaluar u përdor për herë të parë në historinë e Lojërave Olipmike fjala të “shtyhen”. Në pranverën e vitit 2021, mund të jetë një hipotezë, nga janari në gusht kjo mund të jetë periudha që ato të zhvillohen. Ndërsa tani është koha për një mision shumë më tepër se një lojë, një garë apo një rekord, Bëhët fjalë për një sfidë të madhe në aspektin human, për të shpëtuar shëndetin, jetë njerëzish e për t’u mbrojtur të gjithë së bashku.

Pak histori nga Lojërat Olimpike

Starti i Lojërave Olimpike e ka zanafillën në vitin 776 para Krishtit, në Olimpia të Athinës, në Greqi. Ai ishte një manifestim lokal dhe zhvillohej vetëm në garën e vrapimit. Më pas u futën edhe të tjera disiplina si boksi, mundja dhe pentatloni dhe lojërat tashmë kanë një rëndësi të veçantë në të gjithë Greqinë antike, por edhe në aspektin fetar. Por grekët i organizonin këto lojëra edhe si një mënyrë për të llogaritur vitet, pasi i zhvillonin një herë në katër vite. Në shekullin XVII-të në Angli u zhvillua një festival sportiv që u njoh me emrin Olimpiadë.

Në shekujt vijues të ngjashme u organizuan edhe në Francë e Greqi, por sigurisht jo në nivele ndërkombëtare. Pas humbjes ts francezëve në betejën franko-prusiane 1870-1871, baroni francez Pierre de Coubertin, arriti në konluzionin se humbja erdhi nga mungesa e përgatitjes fizike. Për ta përmirësuar atë, si dhe mënyrë për të afruar e bashkuar në një aktivitet të madh sportiv rininë e vendeve të botës, kjo më shumë se në një luftë, atij i lindi ideja për organizimin e Lojërave Olimpike. Kërkesat dhe propozimin e tij ai e shprehu në vitin 1892, por nuk pati sukses.

Por, nga momenti kur “… Cela est vrai, Messieurs, nous sommes ses rebelles….”, që ai shprehu në çastet e fundit të Kongresit Ndërkombëtar në universitetin e Sorbonës, Paris në drekën e lamumirë të së shtunës së 23 qershorit 1894, u vendos që të parat të zhvillohen në Greqi më 1896. U krijua Komiteti Olimpik Ndërkomëbatar CIO, me grekun Demetrios Vikelas në krye. Si të para Lojëra Olimpike të kohës moderne me 250 pjesëmarrës, ato patën shumë sukses, një ngjarje sportive ndërkombëtare si asnjëherë më parë. Greqia kërkoi që të ishte ajo e përhershme ku të zhvilloheshin ato edhe në të ardhmen, por CIO vendosi që Olimpiadat të organizoheshin një herë në katër vite, por në shtete të ndryshme. Për Lojërat e Dyta u caktua Parisi që regjistroi edhe të parën Olimpiadë të shekullit të ri, atij XX.

Kur Lojërat nuk janë zhvilluar…

Nga edicioni parë i vitit 1896, zhvilluar në Athinë, deri më 1912 në Stokholm, Lojërat Olimpike nuk u ndalën asnjherë, duke u organizuar sistematikisht në çdo katër vite. Ndalesa e parë vjen në edicionin e gjashtë të tyre. Shkak u bë fillimi i Luftës së Parë Botërore, që nuk lejoi zhvillimin normal të tyre. Duhet të vinte pranvera e paqes së vitit 1919, kur në një kongres të sajin, organizatoërt vendsosën që pasi edicioni VI-të dështoi, të VII-in duhet detyrimisht të zhvilloheshin Lojërat.

Kandidatura e parë ishte Anversa, e mbështetur nga të gjithë, duke bërë të binte ajo e Budapestit dhe nga ai moment në Hungari nuk do të zhvillohet asnjë Olimpiadë. Për të rinisur kështu në mesditën e 14 gushtit 1920 me ceremoninë zyrtare ku para Mbretit Alberto, Mbretëreshës Elisabetë, parakalojnë 29 shtete dhe kur kur skermisti belg Viktor Boin bën betimin “…për nder të sportit e për nder të vendeve tona, betohemi!”.

Në përfundim amerikanët marrin 95 medalje/ 41 ari, Zvicra e dyta me 64/19 dhe Anglia me 44. Deri më 1936 vijohet pa ndërprerje, madje ajo e Berlinit 1936 do të njihet si Olimpada e Gjermanisë së Hitlerit të idesë së tij “Supremacia ariane mbi të gjithë”… Ndonëse ishte marrë garancia se nuk do të kishte diskriminim duke respektuar të gjithë rregullat të nënshkruar në një deklaratë midis Baillet Latour, Presidenti i CIOS dhe Adolf Hiitlerit. Ajo olimpiadë, ku morën pjesë 49 shtete do ketë atletin amerikan Jessie Ouens, protagonist absolut të saj. Gjermania mori 89 medalje, ndër to 33 ari, pastaj SHBA me 57/ 2 ari dhe Hungaria me 16/10. Pastaj një tjetër ndalese. Ndërsa Coubertin 73-vjeçar, kërkon pjesëmarrje edhe të Azisë, kontinenteve të tjera dhe Japonia është e ngarkuar të zhvillojë olimpiadën e ardhshme.

Më 1937, në Gjenevë vdes Coubertini, e vila e tij në Lozanë bëhet selia e CIO-s. Nisur nga konflikti kinezo-japonez, presionit, dhe situatës së krijuar, në kongresin e korrikut të 1938 delegati japonez refuzon zhvillimin e tyre në Tokio dhe Helsinki e dyta më me shumë vota caktohet për organizimin e Lojërave të XII. Por nisi Lufta e Dytë Botërore dhe lojërat olimpike nuk do të zhvillohen. Një ndalëse më e gjatë se e para, gati 12-vjeçare, që i referohet periudhës së fillimit dhe mbarimit të saj. Ato do të rikthehen më 1948, kur sapo ka mbaruar lufta S. Edstrom, pa harruar dhe me dëshirën për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike, thërret Komitetin Ekzekutiv të CIO-s me propozimin për ta zhvilluar në Londër Olimpiadën e vitit 1948.

1logo

– Katër olimpistet, Mynih 1972, I. Rama, A.  Tusha, F. Pilkati, Y. Pampuri, B. Kosova

Më pas ia lënë stefetën Helsinkit katër vite më vonë, të cilat konsiderohen e njihen si të parat lojëra universale, edhe nga fakti për praninë për herë të parë të sportistëve të Bashkimit Sovjetik. Deri atëherë, pra nga viti 1928 deri më 1956, Bashkimi Sovjetik organizonte evenimente ndërkombëtare sportive midis shteteve të bllokut të Lindjes, midis tyre dhe Spartakiadat e njohura, shumë të zhvilluara në dekada edhe në Shqipëri.

Bojkotimet e famshme të Lojërave

Një ndër to është ajo, e vitit 1956, si të parat lojëra apo Olimpiada që bojkotohen. Kjo nga shtete si Spanja e Zvicra që të refuzojnë të marrin pjesë në shenjë proteste për ndërhyrjen sovjetike dhe revolucionin hungarez të 1956. Por edhe vendet si Kamboxhia, Egjipti, Iraku dhe Libani i braktisin dhe shkaku ishte çështja e Kanalit të Suezit.

Për të ardhur në edicionin e vitit 1976, fillimisht ishin vendet afrikane që i bojkotuan, duke protestuar për pjesëmarrjen në një turne në Afrikën e Jugut në kulimin e regjimit të aparteidit, të kombëtares të regbisë të Zelandës së Re. Më 1980 Lojërat e Moskës i bojkotuan atletët amerikanë dhe disa shtete të tjera, me motivin e pushtimit të Afganistanit nga Rusia. Si kundërpërgjigje atletët sovjetikë  bojkotuan ato pasaradhëse, të Los Anxheles 1984. Por edhe më 1988, Koreja e Veriut bojkotoi Olimpiadën e Seulit, duke u mbështetur nga Kuba, Madahgaskari dhe Etiopia.

Kur Shqipëria merrte pjesë  për herë të parë në Olimpiadë

Ishte 26 gusht 1972 në Olimpiadën e XX në Mynih, kur Shqipëria regjistroi pjesëmarrjen për herë të parë duke debutuar në Lojërat Olimpike. Në ceremoninë e hapjes Shqipëria parakaloi me gjashtë persona dhe flamurmbajtësja me kostume tradicional ishte Afërdita Tusha. Pas saj Ymer Pampuri, Ismail Rama, Beqir Kosova e Fatos Pilkati. Garat: Në atë me pistoletë të lirë 50m merr pjesë Aferdita Tusha, duke bërë një përjashtim historik, si e vetmja dhe e para grua në botë që lejohet nga ISHS, që në një një evenement e specilalitet të tillë të garojë me meshkujt.

3 logo

– Ymer Pampuri në garë, çasti kur vendos shifrat 127.5kg

Duke konkurruar në baterinë e dytë, arriti të marrë 94 pikë. Pastaj peshëngritësi, kampioni, rekordmeni Ymer Pampuri në peshën e lehtë, duke vendosur edhe një rekord olimpik me 127.5 Kg. Për të vijuar me qitësin Ismail Rama, i renditur në vendin e 22-të në garë me karabinë me precizion 50m me 594 nga 600 të mundshme. Beqir Kosova i 66-ti në garën e kalibrit me karabinë 50m me 587 pikë nga 600 dhe Fatos Pilkati në ushtrimin me pistoletë të lirë, 50m renditet i 22-ti me 546 pikë nga 600.

Ishte Olimpiada e maskarës, e tragjedisë dhe dramës që u godit nga terrorizmi gjatë zhvillimit të lojërave, ku vdiqën 17 persona midis tyre 11 atletë izraelitë, 5 terrorisët dhe një polic. Kjo ndodhi pas një sulmi të armatosur të një grupi palestinezësh.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com