“Shterojnë” akademitë, Shqipëria furnizon Kombëtaren me… pikatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2019 | 23:07

“Shterojnë” akademitë, Shqipëria furnizon Kombëtaren me… pikatore

OLSI TUJANI

Lorenc Trashi është i fundit nga kampionati shqiptar që u katapultua në Kombëtare. 27- vjeçarit iu desh mungesa e Ledian Memushajt dhe Ekzon Binakut që të bashkohej. Kjo konfirmon se kampionati shqiptar prodhon shumë pak për Kombëtaren. Thënë ndryshe, çfarë bilancesh bëhen në fund të çdo viti, kur realisht nuk dalin tre apo katër në Kombëtare? Çfarë raporti bëhet në sektorin e ekipeve kombëtare? Çfarë po ndodh me akademitë? Është normale që në Kombëtare, diferencën do ta bëjnë futbollistët nga kampionatet e huaja.

kombetarja frankfurt

Edhe që raporti i numrave do të dominohet nga jashtë, por puna është se çfarë po i ofron Shqipëria Kombëtares sonë? Këtë alarm e ngriti edhe trajneri i sapoardhur i Kombëtares, Edi Reja, i cili pranoi problemin se nga kampionati vendës ka vetëm 3 lojtarë. Përpos Alban Hoxhës dhe Gentian Selmanit, është vetëm Lorenc Trashi. Duke mos pasur asgjë me lojtarin e Partizanit, apo cilindo që vesh fanellën kuqezi, thelbi që gazeta është munduar të trajtojë, është situata aktuale. Çfarë shembulli u jepet të rinjve? Çfarë politikash ndiqen me ekipet zinxhirë dhe furnizimin e Kombëtares. Mbi të gjitha: Çfarë po përgatisim për “nesër”?

Capture

ANALIZA – Për këtë, “Panorama Sport” ka kontaktuar trajnerët në vegjëli të Elseid Hysajt, Ansi Agollit, Odise Roshit dhe të Armando Sadikut, si përfaqësues të fundit të plejadës së formuar në Shqipëri. Secili si përgatitës i atyre produkteve shqiptare, që gjithmonë e më pak po përsëriten. Në fjalën e tyre, trajnerët bëjnë krahasimin mes brezave, por edhe analizojnë situatën me akademitë e futbollit. Si është realiteti, çfarë ndodh me brezat, çfarë mangësish ka dhe cilat hallka nuk funksionojnë për ta bërë plotësimin e ekipeve zinxhirë me bollëk dhe mbi të gjitha, me cilësinë e kërkuar deri në Kombëtaren A.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"