SPECIALE/ Serie A ka nisur të bëjë llogaritë, ja gjendja e ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 15:31

SPECIALE/ Serie A ka nisur të bëjë llogaritë, ja gjendja e ekipeve

Sigurisht që shëndeti ka më tepër rëndësi se gjithçka, por nëse situate do ta lejojë futbolli do të rinisë aty ku u ndal për shkak të “Coronavirus”it. Kampionatet, sidomos ato më të mëdha europiane, kanë në plan të vazhdojnë edhe sepse FIFA, UEFA dhe federatat kanë qenë të qarta në këtë drejtim. Dëmet ekonomike do të ishin stratosferike, ndaj, synimi është rinisja e futbollit kontinental, edhe sikur të luhet deri në korrik. Seria A ka nisur të bëjë llogaritë dhe “La Gazzetta dello Sport” ka skanuar ekipet në katër pika kyçe për secilën.Serie-A

 

ATALANTA

1. Nuk ka asnjë futbollist jashtë Italisë.

2. Që në momentin e ndalesës Toloi ishte në prag riaftësimi teksa edhe Golini, i cili u dëmtua në Champions një ditë para sfidës me Valencian, është shëruar plotësisht nga ndrydhja në gishti. Në këto kushte, trajneri Gasperini nuk do të gjejë asnjë lojtar të dëmtuar.

3. Skema 3-4-3 nuk do të preket teksa Gomez, Iliçiç e Zapata do të duhet të mbajnë peshën e sulmit teksa mesfusha, edhe për shkak të ndeshjeve të shumta në pak kohë, do të mbështetet në lojtarë fizikë si De Ron apo Gosens.

BOLONJA

1. I vetmi larg Italisë është Krejçi, i dëmtuar që prej dhjetorit, e për të cilin nuk ka një datë kthimi dhe riaftësimi.

2. Sidoqoftë, tek Bolonja janë të bindur që Krejçi do të jetë gati nga mesi i majit.

3. Skema nuk do të ketë asnjë ndryshim apo modifikim.

4. Dijks është gati dhe i motivuar, Orsolini më i sigurt garanton shkëndija që mund të ndezin një “zjarr” me talentin e Borrout, nga i cili priten gola.

 

BRESHA

1. Nuk ka asnjë futbollist jashtë Italisë.

2. I dëmtuari i vetëm është Çistana, dëmtimi në kavilje i të cilit do të vlerësohet kur të rinisë stërvitjen në grup

3. 4-3-1-2 është skema bazë, që modifikohet në varësi të rezultatit.

4. Tonali vijon të rritet ndërsa Torregrosa “dridhet” për pak vazhdimësi. Prurja e madhe pritet nga Baloteli që kërkon kombëtaren duke shpëtuar ekipin e qytetit të tij nga rënia.

 

KALJARI

1. Me Pavoletin që ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit në gju, portieri Olsen është i vetmi i dëmtuar që është në rrugën e riaftësimit, por ende nuk dihet kur do të jet gati.

2. Farago do të jetë i shëruar kur të rinisë gjithçka, teksa Çepiteli do të vlerësohet nga afër

3. Trajner Xenga nuk ka debutuar ende, por 4-3-2-1 më të cilin gjeti ekipin do ta transformojë në 4-3-3 me Zhoao Pedron e Simeonen, në krahët e Naingolanit që do të luajë si 9 fals.

4. Kranjo e Simeonë janë dy profilet nga të cilët pritet më shumë, teksa edhe të rinj si Valukievizh, Oliva e Gaston Pereiro duhet të japin kontributin e tyre.

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-INTER

FIORENTINA

1. Riberi nuk ndodhet në Itali dhe rikthimi i tij do të vendoset pasi të jetë caktuar data e rinisjes së Serisë A

2. I dëmtuar që më 30 nëntor, Riberi duhet është riaftësuar që në mars, por vetëkuptohet që i mungon stërvitja në grup. I dëmtuari tjetër afatgjatë ishte Kuame, por sulmuesi do të jetë gati për takimet e mbetura.

3. Trajneri Bepe Iakini nuk ka asnjë plan për të ndryshuar skemën 3-5-2

4. Kieza duket i përfshirë nga projekt dhe do të jetë një armë më tepër për fundin e sezonit.

 

XHENOA

1. Data për rikthim në stabilitet nuk ka.

2. Radovanoviç ka mbyllur sezonin ndërsa edhe për Lerager ka dyshime të forta

3. Skema 3-5-2 nuk do të pësojë asnjë modifikim.

4. Mbrojtja ka te Sumaoro liderin e ri, ndërsa diga Behrami-Shëne-Sturaro ofron garanci. Trajneri Nikola pret shumë edhe nga sulmuesit Falke e Destro.

interrr

INTER

1. Brenda 24 orësh të gjithë zikaltrit do të jenë kthyer në Milano. Përjashtim përbën vetëm Diego Godin që do të rikthehet nga java e ardhshme.

2. Organika e Kontes nuk shënon asnjë dëmtim.

3. Të paktën deri në fund të sezonit skema 3-5-2 nuk duket se do të pësojë ndryshime.

4. Përveç Lukakut e Lautaros, pritet shumë nga Erikseni dhe Sensi, të cilët tifozët mezi presin t’i shohin në veprim duke shkëlqyer. Surpriza mund të jetë Sançez që më në fund ka lënë pas shqetësimet fizike.

JUVENTUS

1. Janë plot 9 “emigrantët” bardhezi, por rikthimi i tyre pritet pas 13 prillit.

2. Demiral është i vetmi i dëmtuar afatgjatë, por që mund t’i bashkohet ekipit nga fundi i qershorit.

3. Sarri nuk ka ndër mend të prekë modulin e preferuar 4-3-3.

4. Ronaldo nuk shënoi ndaj Interit, por në atë takim u paraqit si shënues në 11 sfidat pararendëse. Dibala e Duglas kosta kanë të majta të paparashikueshme, megjithatë vlera e shtuar e Juves do të jetë Kielini.

luiz felipe lacio juventus

 

LACIO

1. Jashtë kufijve italianë janë Luliç, Lukaku e Proto të cilët do të kthehen në Romë më 14 prill.

2. Pas operacionit, Luliç do të jetë gati në qershor, ndërsa Leiva në fillim të majit.

3. Inzagi nuk do të ndryshojë 3-5-2-shin e tij, që deri në ndalesë, i pati dhënë shumë kënaqësi.

4. Imobile, Luis Alberto e Milinkoviç kanë qenë protagonistë absolutë të kampionatit lacial, por surpriza mund të mbajë emrin e Korreas, vendimtar edhe në fundin e sezonit të kaluar.

 

LEÇE

1. Asnjë futbollist nuk është larguar nga qyteti e jo më nga Italia.

2. I dëmtuar i vetëm është Del’Orko që mund t’i bashkohet ekipit më 10 maj.

3. Moduli bazë mbetet 4-3-1-2 që përfshin deri diku edhe kalimin në 4-3-2-1.

4. Saponara (1 gol) e Falko (3 gola) janë burimi i lojës, teksa nga bomberat Mankosu (8) dhe Lapadula (7) pritet më tepër vazhdimësi në paraqitje.

 

MILAN

1. Kuqezinjtë nuk kanë ende një data rikthimi dhe gjithçka do të vendoset pas Pashkës.

2. Janë gati Donarumma, Kjaer dhe Kruniç që patën munguar në ndeshjen e fundit ndaj Xhenoas. Duartes i ka shërbyer ndalesa e kampionati për të fituar kohë me riaftësimin, por ekipit nuk do t’i bashkohet as në maj.

3. Trajneri Pioli nuk ka asnjë dyshim mbi skemën 4-2-3-1.

4. Rebiç ka shpërthyer në 2020, teksa më i miri i sezonit kuqezi ka rezultuar Hernandez. Një mbyllje e mirë e kampionatit është në interesin dhe karakterin e Ibrës.

milan

NAPOLI

1. Elseid Hysaj me shokë kanë qëndruar në Napoli.

2. Kulibali e Maksimoviç kanë lënë pas shpinë problemet muskulore, teksa i disponueshëm duhet të jetë edhe portieri Meret. Malkyi i operuar në tetor duket se do të jetë në grup sapo të vendoset data e stërvitjes së parë.

3. Gatuzo nuk do të ndërhyjë për të ndryshuar 4-3-3-shin e tij klasik.

4. Mertens e Insinje mezi presin të luajnë e për shkak të fizikut janë ata që do të rigjejnë më shpejt formën e duhur.

 

PARMA

1. Lojtarët janë paralajmëruar, por as Parma nuk ka një datë fikse për stërvitjen e parë.

2. Në ndeshjen e fundit të luajtur D’Aversas i munguan Laurini, Hernani, Barila, Skocarela, Sepe, Ingleze dhe Adorante, por raportohet se janë të gjithë të shëruar.

3. Skema 4-3-3 nuk do të preket.

4. Kulusevski pritet të jetë përsëri ylli i ekipit, aq më tepër që ndalesa duhet t’i ketë shtuar motivimet për të qenë sa më i gatshëm për Juven kur të transferohet. Në formë Kornelius, Hernani dhe Sepe.

 

ROMA

1. Asnjë futbollist nuk është larguar nga Italia.

2. Me fillimin e stërvitjeve grupit mund t’i bashkohet edhe Zaniolo që synon të luajë ndonjë minutë në ndeshjet e fundit sezonale. Diavara është gati, e po ashtu Zapakosta që është riaftësuar pas operacionit në gju. Për t’u vlerësuar mbetet vetëm gjendja e Pastores.

3. Fonseka nuk do të ndryshojë asgjë nga 4-2-3-1-shi i tij.

4. Përveç Zapakostës, kontribut më i madh pritet nga Mkhitarian që ishte udhëheqësi i Romës në momentin që kampionati ndaloi.

Roma

 

SAMPDORIA

1. Ka disa lojtarë jashtë Italisë e asnjëri nuk është lajmëruar për t’u rikthyer.

2. Ferrari është i dëmtuar i vetëm dhe mund të jetë gati për në qershor.

3. Ranieri ka dy variante në dispozicion, 4-4-2 ose 4-3-1-2 me Ramirez pas shpinës së dy pykave.

4. Fati i skuadrës është në këmbët e Kualjarelës. Pas një fillimi të vështirë të sezonit, pati gjetur vazhdimësi deri sa Seria A u ndal

genoa-sampdoria-0-1-gabbiadini-decide-il-derby-della-lanterna-nel-finale-pesantissima-vittoria-per-la-salvezza-1024x669

SASUOLO

1. Asnjë lojtar jashtë Italisë.

2. Toljan e Manjaneli janë shëruar e po ashtu Traore. Edhe Berardi është pranë riaftësimit ndërsa Romanja ende jo.

3. 4-2-3-1 i De Zerbit nuk do të pësojë asnjë ndryshim.

4. Berardi do të ketë shans për të thënë fjalën e tij, por shpresa më e madhe mbetet Boga.

 

SPAL

1. Zukanoviç është i vetmi i larguar, por nuk dihet kur do të kthehet në Itali.

2. Çerri është riaftësuar ndërsa Reca ishte në rregull edhe pse në ndeshjen e fundit u ndal përpara kohë për arsye fizike.

3. 4-3-3-shi i konsoliduar prej dy sezonesh është e vështirë që të ndryshohet.

4. Në shumë ndeshje SPAL-i është mbajtur në lojë nga Berisha, teksa ekipi ka rigjetur një “regjizor” në mbrojtje si Bonifaci. Anësori Fares mund të ndihmojë më asistet e tij, po aq sa edhe Petanja me golat me peshë.

 

TORINO

1. Asnjë lojtar jashtë vendit.

2. Asnjë futbollist me shqetësime fizike.

3. Moduli 3-5-2 mund të shndërrohet në 3-4-3.

4. Kapiten Beloti nuk shënon që prej 20 janarit (ndaj Romës) e mezi pret të rikthehet te goli. Supriza mund të jetë Edera. Prodhimi i akademisë ka besimin e trajnerit Longo, teksa është shënuesi i golit të fundit për ekipin (kundër Napolit.)

Serie-A

UDINEZE

1. Të gjithë futbollistët kanë qëndruar në Itali.

2. Prodël ishte i dëmtuar i vetëm, por raportohet i shëruar.

3. Trajneri Goti nuk do të ndërhyjë te 3-5-2-shi i tij.

4. Ndales mund t’i këtë bërë mirë Lazanjës dhe Mandragorës, kolona të ekipit friulan.

 

VERONA

1. Asnjë lojtar jashtë vendit.

2. Asnjë futbollist me shqetësime fizike.

3. 3-4-2-1 nuk preket.

4. Borini do të tentojë të garantojë vazhdimësinë që pati siguruar pas transferimit në Veronë nga Milani. Konfirmimi i Kumbullës si lider i mbrojtjes(e 4-ta më e mirë në Itali) do të ketë peshë specifike në forcën e skuadrës së drejtuar nga Juriç.

REINDOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"